Ilir Meta i është shmangur sot pyetjes se ku i gjejnë paratë për fushatën ai dhe Sali Berisha.
Në vend të një përgjigje të thjeshtë, ai zgjodhi t’i sjellë ‘vërdallë’ gazetarët, duke u shprehur se kush është i interesuar t’i çojë atij dhe Sali Berishës një kërkesë me shkrim.
“Këto janë pyetje që me të drejtë i bëni. Përsa i takon atyre mund të bëni pyetjet me shkrim dhe personat përkatës në Partinë e Lirisë dhe të PD-së mund t’ju kthejnë përgjigje” – tha Ilir Meta gjatë një konference sot pas mesdite.
Kryetar i PL nuk harroi të shprehë optimizmin e tij për një fitore të thellë të koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ teksa vijoi edhe me akuzat për qeverinë. Meta tha se Edi Rama nuk mund t’i ikë llogaridhënies
Sipas tij, mitingu në stadiumin ‘Air Albania’ ishte i jashtëzakonshëm.
/a.r
E shikoni sa vlere kane edhe gazetaret,para 2 monstrave atije te vicidolit e te cepanit,,kjo ndolle ne mungesn e fnuksionimit te istitucioneve.Po te funksionojne kto te quajtura istitucione ,do te ishte ndryshe,kta ndytsira e kane vendin ne burge.