Prej kohësh, edhe policia e Bashkisë Tiranë ka dalë në terren për të ndihmuar në normalizimin e qarkullimit rrugor.
Në videon e mëposhtme shihet një patrullë e bashkiakëve që tenton të ndalojë një automjet në afërsi të Kasharit, por drejtuesi i saj jo vetëm që nuk bindet, por arratiset.
Pamjet na japin një panoramë të ngjashme me ato që ndodhin në filmat aksion.
Patrulla ndjek për kilometra automjetin, i cili në një moment të caktuar, kalon në lulishte dhe del në rrugën dytësore.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=115&v=jv3h-eB4QMg