Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid do të udhëtojë në Tiranë më 24 mars, ku pritet të mbajë takime me zyrtarë të nivelit të lartë dhe stafin e OSBE-së.
Schmid do të takohet me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, ministren e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Ajo do të ketë gjithashtu takime me deputetë të kuvendit të Shqipërisë, përfshirë përfaqësueset e Aleancës së Grave, si dhe shoqërinë civile.
Ajo do të zhvillojë gjithashtu takime me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis dhe ekipin e tij.
Më datë 24 Mars 2023 në orën 11:20, Schmid dhe ministrja e Jashtme Xhaçka do të zhvillojnë një konferencë për shtyp në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme.
/s.f