Tashmë rrjeti social Facebook është bërë i pandashëm dhe një dritare shumë e rëndësishme ku cilido mund të japë mendimet e veta dhe ato bëhen publike.
Si një metodë komunikimi interaktive ky rrjet po përdoret gjerësisht nga politikanët, intelektualët, studiuesit dhe personazhe që i përkasin fushave të ndryshme.
Së fundi, pas një mungese të gjatë, aktiv në Facebook është rikthyer edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili postoi një emsazh ku përshëndeste të gjithë ndjekësit e miqtë e tij.
Ja mesazhi i Moisiut:
“Te hapesh Facebookun pas nje kohe te gjate dhe te shohesh nje gjendje te tille eshte vertete nje emocion qe nuk mund ta pershkruash…Miremengjesi dhe mire se ju gjej miqesia ime e dashur,shpresoj dhe uroje qe ju te gjithe te jeni mire dhe te keni shendetin.Ju famenderoj shume per kujdesin tuaj qe asnjehere nuk me harruat dhe mesazhet e juaja te shumeta qe u interesuat per mua.Nuk mund te ju falemderoj nje nga nje po te gjithe juve ju pershndes me nje pershendetje te perzemert, duke ju bere me dije se mungesa ime nuk ishe as kercenim nga askush dhe as mungese rrespeki por thjeshte nje dedikim kundrejte punes time te perditeshme dhe familjes time ne pergjithesi .. !”