Tre muaj pasi ka nisur histori të re dashurie me një biznesmen disa vite më të madh se ajo, ish-lojtarja e pëlqyer e “Big Brother” ka festuar Ditën e Shën Valentinit në mënyrë krejt të pazakontë.
Ish-Miss Albania ka realizuar një video sa romantike, aq edhe erotike, “hot”, me të dashurin e saj, duke zhveshur njëri-tjetrin artistikisht, deri sa përfundojnë të shtrirë në një intimitet absolut.
Për këtë mënyrë ekzibicioniste të demonstrimit të dashurisë që ndiejnë për njëri-tjetrin, Xhensila tregon për “Panorama”.
“Ai është i dashuri im. Dhe meqenëse të gjithë ishin kureshtarë për ta njohur, mendova ta prezantoj pjesërisht, por asnjëherë nuk do të shfaqet totalisht”- thotë ajo.
Ajo tregon se ai duke mos qenë pjese e showbizit e kishte të vështirë komportimin me kameran, por falë pasionit dhe dashurisë, u realizua një super-video.