Disa nga hitet e këngëtarëve më të njohur që ju i keni dëgjuar dhe mund t’i kujtoni tani në moment, në të vërtetë, ishin krijuar për dikë tjetër. Pavarësisht se ato ishin hedhur poshtë nga artisti i parë, kënga u bë shumë e njohur.
Por, a do të ishin po kaq të suksesshme? Këtë nuk do ta dimë asnjëherë, por më poshtë do të gjeni dhjetë këngët të cilat ishin planifikuar t’i këndonte dikush tjetër, por përfunduan tek një artist tjetër.
- “How Will I Know”
Whitney Houston, e njohur ndryshe si diva e viteve ‘80-të, publikoi këngën “How Will I Know” në vitin 1985. Hiti, që më pas zuri vendin e parë në “US Billboard Hot 100”, ishte projektuar për fituesen e “Grammy Award”, Janet Jackson.
- “Rock Your Body”
Në vitin 2002, Justin Timberlake publikoi këngën “Rock Your Body” që ishte pjesë e albumit “Justified” që triumfoi në “American Music Award”. Në fillim, kënga ishte menduar për Michael Jackson.
- “Umbrella”
Këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna, kaloi tetë javë në krye të toplistave me këngën e saj “Umbrella”. Nuk do ta besoni, por RiRi nuk do ta kishte kurrë të njëjtën sukses në rast se Britney Spears nuk do ta kishte refuzuar këtë këngë.
- “…Baby One More Time”
Kënga e parë e Britney Spears “…Baby One More Time” mund të ishte kënduar nga Backstreet Boys ose nga grupi i vajzave TLC në rast se nuk do ta kishin refuzuar. Gjithsesi, Britney shiti mbi 250 mijë kopje në tre ditë.
- “Halo”
Fituesja e “X Factor”, Leona Lewis duhej të publikonte këngën e saj “Halo” në vitin 2008, por e refuzoi. Gjithsesi, Beyonce e “qau” këngën dhe shiti mbi 350 mijë kopje.
- “I Don’t Want to Miss a Thing”
Të gjithë adhuruesit e Aerosmith nuk do ta besojnë se njëra nga këngët më të bukura të idhujve të tyre, “I Don’t Want to Miss a Thing”, që u shit në 1.2 milionë kopje dhe qëndroi për një kohë të gjatë si numër 1 në Britani, ishte menduar të këndohej nga Celine Dion.
- “Don’t Cha”
Busta Rhymes dhe CeeLo Green punuan këngën “Don’t Cha” për Paris Hilton, por labeli e hodhi poshtë duke thënë se nuk ishte e destinuar të bëhej një hit. Por, grupi amerikan i vajzave, The Pussycat Dolls ariti një sukses të padiskutuar me të njëjtën këngë.
- “We Can’t Stop”
Artistja e shumëpërfolur, Miley Cyrus, pati një sukses me këngën “We Can’t Stop” duke shituar miliona kopje e duke u radhitur si më e mira në “US Billboard”, por a do të kishte sukses më të madh kjo këngë nëse atë do ta këndonte Rihanna?
- “Since U Been Gone”
Kënga më e suksesshme e Kelly Clarkson nga albumi i saj i dytë i shtiur me mbi 130 kopje në të vërtetë ishte projektuar për Pink.
- “Call Me”
Vështirë të besosh që dikush do të këndonte më mirë këngën “Call Me” sesa Blondie. Gjithsesi kjo këngë ishte menduar të këndohej nga Stevie Nick, por e refuzoi.