Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur natën e 5 Marsit në Motta di Livenza, një zonë në provincën e Trevizos.
Dy adoleshente, një prej të cilave shqiptare, humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik. Viktimat janë Eralda Spahillari, 19 vjeçe dhe Barbara Brotto, 17 vjeçe. Në makinë në momentin e ngjarjes ndodheshin edhe dy djem të cilët mbetën për të plagosur.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Eralda do të diplomohej këtë vit për estetiste, ndërsa Barbara frekuentonte liceun artistik.
19-vjeçarja me origjinë shqiptare jetonte në Ponte di Piavo dhe studionte në shkollën Lepido Rocco. Ajo ëndërronte që të hapte një qendër bukurie.
Sipas mediave italiane, ajo ishte e fejuar sipas traditave shqiptare me një prej djemve që ndodheshin në makinë, i cili për momentin është në gjendje të rëndë shëndetësore. Prandaj, shkruajnë mediat, ajo mendonte se një ditë do të martohej me të.
Ndërkohë, Barba ishte vetëm 17 vjeç dhe ndiqte liceun artistik. Si shumë të rinj ajo ishte shumë aktive në rrjetet sociale. Paraprakisht, autoritetet dyshojnë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë ku ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me një pemë.
/a.r