Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot me qeverinë malazeze ndërtimin e urës mbi lumin Buna në Shkodër.
Në bazë të kësaj marrëveshjeve pika kufitare Shën Nikollë- Pulaj do të shërbejë si pikë kufitare për Urën mbi Lumin Buna.
Kostoja e urës dhe pikës kufitare do të shkojë deri në 20 milionë euro dhe do të ndahet 50% me 50%.
“Ndërtimi i infrastrukturës së transportit është i një rëndësie kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social të dy shteteve. Duke njohur mundësitë dhe rëndësinë e veprimit të përbashkët ndaj palëve të treta dhe burimet e disponueshme të fondeve për financimin e zbatimit të investimeve në infrastrukturë, të cilat do të mundësojnë një fluks më të madh njerëzish, mallrash, kapitali, shërbimesh dhe teknologjie, si dhe zhvillimi ekonomik, lindi nevoja për lidhjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve”, thuhet ndër të tjera në marrëveshje.
/a.r