• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dezinformimi”- Sejko: Janë intensifikuar sulmet kibernetike, miratojmë rregulloren e re për mbrojtjen ndaj tyre

by A R
30/10/2024 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në fjalën e tij gjatë seancës dëgjimore në Komisionin kundër Dezinformimit, ka bërë me dije se gjatë kohëve të fundit intensifikimi i sulmeve kibernetike, është shtuar.

Sejko solli në vëmendje rastin e një banke të nivelit të dytë, e cila ra pre e sulmeve kibernetike, duke deklaruar se nga sulmi nuk u cenuan llogaritë bankare, por informacioni.

Ai sqaroi se falë koordinimit të institucioneve ligjzbatuese, sulmi kibernetik u izolua dhe u menaxhua në kohë rekord.

“Lidhur me plotësimin e kuadrit rregullator për sulmet kibernetike, gjatë kohëve të fundit, Banka e Shqipërisë ka qenë gjatë 2 viteve të fundit , ka pasur sulme të ndryshme, na ka bërë që të marrim masa të vazhdueshme në lidhje me mbrojtjen e sistemit informatik dhe sistemeve të qarkullimit të pagesave të cilat kanë një rëndësi kritike për sigurinë kombëtare të vendit.

Gjatë kohëve të fundit intensifikimi i sulmeve kibernetike është shtuar. Një rast ka qenë një sulm i fortë kibernetik që për fat të mirë nuk cenoi llogaritë bankare, por cenoi informacionin. Sulmi, si pasojë e koordinimit të institucioneve ligj zbatuese është izoluar dhe u menaxhua në kohë rekord”, deklaroi Sejko.

Guvernatori bëri me dije gjithashtu se në mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikqyrës do miratohet rregullorja e re për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike dhe teknologjisë së informacionit.

“Banka e Shqipërisë me asistencën teknike të departamentit amerikan të thesarit ka përgatitur një rregullore, që është rregullorja për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike dhe teknologjisë së informacionit DORA, e cila do miratohet në mbledhjen e radhës të këshillit mbikëqyrës. Kjo rregullore parashikon masa më të organizuar për mbrojtjen e sistemit bankar ndaj sulmeve kibernetike. Kjo rregullore do rrisë mënyrën e mbrojtjes së bankave të nivelit të dytë nga sulmet kibernetike”, u shpreh Sejko.

/a.r

Next Post
Bujar Çela në SPAK, deputeti thirret për shpërthimin në Lushnje që i mori jetën babë e bir

Bujar Çela në SPAK, deputeti thirret për shpërthimin në Lushnje që i mori jetën babë e bir

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In