Marrëveshja e Serbisë me NATO-n është diçka nga e cila serbët e Kosovës mund të kenë vetëm dobi, sepse KFOR-i është institucioni i vetëm në të cilin serbët e Kosovës kanë besim, ka deklaruar deputeti nga Kosova në Kuvendin e Serbisë dhe ish- prefekti i Mitrovicës Kërstimir Pantiç. Ai në b92 ka thënë se marrëveshje të tillë deri më tash kanë nënshkruar edhe zyrtarë të tjerët të Qeverisë së Serbisë, transmeton koha.net. Sipas Pantiçit, i pari në vitin 1996 këtë e kishte bërë kryetari i atëhershëm Slobodan Milosheviç e marrëveshja kishte të bënte me kalimin e forcave të NATO-s drejt B e H-së, pastaj Marrëveshja e Kumanovës që parashihte kalimin forcave të NATO-s në Kosovë si dhe marrëveshja tjetër që e kishte nënshkruar Vuk Drashkoviq në qeverinë e Koshtunicës që mundësonte kalimin forcave të NATO-s nëpër Serbi. Kryetar i Serbisë atëherë ka qenë Boris Tadiç.