Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg, pas kërkesës së Ish Ministrit Spiro Ksera për ndryshimin e masës, me argumentin se nuk përbën rrezik si person.
Në fjalën e tij Spiro Ksera ka thënë se ai duhet liruar dhe se është një person i njohur dhe me potencial. Ksera ka shtuar se ai është dhe një person familjar, me 3 fëmijë dhe një grua, dhe beson se ato kanë nevojë për të. Gjithashtu Ksera ka shtuar se ai ka kontribuar në heqjen e vizave në kohën kur ishte Ministër.
Por pavarësisht fjalimit të Spiro Kserës, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me Burg.
Spiro Ksera akuzohet për shpërdorim detyre me një sërë tenderash fiktivë, të kryer në vitin 2013.