Një punonjës policie në Pogradec, i identifikuar si Gjergji Riza është fimuar duke ushtruar dhunë ndaj një qytetari.
Në videon e siguruar nga Klan News, polici Gjergji Riza ka dhunuar qytetarin Ervin Norolla duke e goditur në ambientet e një pallati.
E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese. Siç duket dhe në pamje, Riza për arsye që ende nuk dihen, ka goditur të riun mes shpulla e grushte.
Ndërsa nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin. Sipas informacioneve konfidenciale, bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë të Korçës.
Oficeri i policisë Gjergji Riza mësohet se prej disa kohësh ka shfaqur probleme me kujtesën. Për shkak të gjendjes shëndetësore ai është transferuar nga Komisariati i Pogardecit në Drejtorinë e Policisë së Korçës. Oficeri i policisë ka kërkuar të dalë në KEMP, kërkesë e cila ende nuk është miratuar.
/a.r