Një 37 vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar në përpjekje për të nxjerrë nga kontejneri i ardhur nga Ekuadori rreth 60 kilogramë kokainë të ndarë në 50 paketime të ndryshme.
Kontejneri i ardhur nga Ekuadori ishte me një ngarkesë banane,.
Ngarkesa e drogës u gjet pas kontrollit të kujdesshëm të kontejnerit dhe hetimet e menjëhershme të kryera nga autoritetet italiane.
Shqiptari , i cili hyri fshehurazi në zonën e portit të Vado Ligure, u kap duke hapur kontejnerin e dyshimtë me qëllimin për të marrë drogën e fshehur.
Në momentin e arrestimit, shqiptari dispononte një armë zjarri, një radio dhe mjete të tjera të përshtatshme për hapjen me forcë të kontejnerit.
Po zhvillohen hetime të mëtejshme për identifikimin e marrësve të ngarkesës së madhe të drogës, e cila të treg kap vlerën e mbi 5 milionë euro.
/s.f