Reshjet e denduara të shiut kanë zgjeruar hartën e përmbytjeve në Bashkinë Shkodër.
Ditën e djeshme sipërfaqja e përmbytur ka qenë 600 hektarë, ndërsa mëngjesin e sotëm përmbytjet kanë marrë më shumë “terren” duke mbuluar nën ujë 1 000 hektarë tokë.
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.20 metra (kuota maksimale 7.50 metra)
Niveli i liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 7.85 metra me një rritje prej 23 centimetrash me orën 19:00 të datës 18.01.2023 (kuota maksimale 8.70 metra).
Në Njësinë Administrative Dajç, fshatrat Mushan,Shirq,Suka Dajç janë pa energji elektrike. Pjesa më e madhe e Njësisë Administrative Velipojë është pa energji elektrike.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata paraqitet më problematike pasi sipërfaqja e përmbytur është 1000 hektarë, ka rritje me 600 hektarë nga ora 19:00 e datës 18.01.2023. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Ndërsa fshati Obot është pa energji elektike. Raportohet se ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Moti i keq ka perfshire mengjesin e kesaj te enjte edhe qarkun e Lezhes dhe te Shkodres.
Reshjet e dendura te shiut te shoqeruara edhe me stuhi kane krijuar probleme te konsiderueshme.
Ne Lezhe jane permbytur disa lagje. Po ashtu raportohet edhe pezullim i procesit te mesimit ne disa shkolla si pasoje e motit te keq. Raportohet edhe mungese e energjise elektrike ne mjaft fshatra te Bashkise Lezhe.
/a.r