Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, donte të hidhte bombë bërthamore në Korenë e Veriut dhe ta bënte të dukej si sulm nga një shtet tjetër.
Një libër i ri, me titull “Donald Trump v. the United States”, tregon se SHBA dhe Koreja e Veriut kishin marrëdhënie shumë të tensionuara në vitin 2017, kur Trump kërcënoi me “shkatërrim total” të vendit në fjalimin që mbajti në Kombet e Bashkuara.
“Jo publikisht, Trump fliste shpesh në Zyrën Ovale mbi mundësinë e nisjes së luftës. Ai diskutonte idenë e përdorimit të armëve bërthamore ndaj Koresë së Veriut, duke thënë që nëse do ta bënte këtë, administrata mund të fajësonte një shtet tjetër për sulmin”, lexohet në librin e shkruar nga gazetari i “New York Times”, Michael Schmidt.
Në libër shpjegohet se zyrtarët e lartë u munduan ta bindnin që ishte e pamundur që faji mos t’i binte Amerikës në rast të një sulmi bërthamor.
/a.r