• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Messi, ai xhuxhi, ai miu i kanaleve”/ Skandal përgjimesh me drejtuesit e Barcelonës

by Java News
12/01/2023 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një skandal ka përfshirë ekipin e Barcelonës në Spanjë. Sipas “El Periodico de Catalunya”, hetimi i autoriteteve spanjolle ka zbuluar se publikimi i shifrave stratosferike të kontratave të Messit dhe Gerard Pique është bërë nga vetë klubi katalanas.

Qëllimi i përfqësuesve të klubit, me në krye Presidentin e atëhershëm Bartomeu, ka qenë që futbollistët kyç të Barcelonës të denigrohen përballë tifozërisë së ekipi.

Por kjo nuk është e gjitha, këtë të enjte janë publikuar dhe ofendimet e rënda që zyrtarët e lartë të Barcelonës i bënin lojtarëve më të mirë të skuadrës.

Roman Gomez Ponti, njeriu përgjegjës për shërbimet ligjore të Barçës , sulmoi dhe ofendoi Messin në të njëjtën ditë kur u bë publike kontrata e tij shumë milionëshe. Në një mesazh drejtuar Presidentit të atëhershëm Bartomeu ai shkruante, si më poshtë:

“Bartomeu, sinqerisht, nuk mund të tregohesh kaq i mirë me atë mi kanalesh. Klubi i ka dhënë gjithçka dhe ai vendosi diktatin e tij për merkaton, rinovimet, reklamat, duke parë vetëm interesin e tij. Ne i dimë shantazhet që na ka bërë ai xhuxhi, që Barcelonës i ka borxh jetën. Por, kur vjen pandemia, të çon mesazh ty në WhatsApp, duke të thënë që t’ia ulësh rrogën të gjithë të tjerëve, por vetëm atij dhe Luisit (Suarez) jo. Shpresoj që të largohet sa më parë nga Barcelona”.

Ndërkohë që Presidenti Bartomeu iu përgjigj: “Jam dakord me shumë gjëra, por Barcelona është e para dhe artikuj të tillë e dëmtojnë klubin”./m.j

Next Post
Arrestimet tek Ministria e Financave/ Kush ishte ish-kryebashkiaku i Tiranës që iu vodh toka nga Ilir Thana

Arrestimet tek Ministria e Financave/ Kush ishte ish-kryebashkiaku i Tiranës që iu vodh toka nga Ilir Thana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com