Audi ka nxjerrë modelin e saj të ri të RS7-së më rreth 605 kuaj fuqi, përmes një reklame që për shumëkënd që do ta drejtojë këtë makinë në të ardhmen e afërt, do të jetë një eksperiencë e paharrueshme.
Makina është aq e fuqishme dhe e bukur, saqë do ta bëjë shoferin për të qarë, ky është mesazhi i Audi.
Me 605 kuajfuqi Audi RS7 Performance i duhen vetëm 3.6 sekonda për të arritur përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra në orë. Shpejtësia maksimale e tij është 305 km/orë.
Vetura vjen me sistem që tërheqë me të gjitha rrotat dhe ka dalë në shitje në dhjetor me çmim prej 129 mijë dollarëve.
https://www.youtube.com/watch?v=m8MuJEEuDjY
Me Motor Lamborghini