Sonte është finalja e Sanremos dhe do të mësojmë nëse kantautori shqiptar Ermal Meta, do të fitojë çmimin e parë në kategorinë e të rinjve. Ai garon përkrah tre këngëtarëve të tjerë Francesco Gabani, Chiara dello Iavoco dhe Mahmoud.
Ajo që binte në sy gjatë performancës së Ermalit ishte ylberi i pikturuar në fytyrën e tij, gjest që tregon se ai mbështetjen të drejtat civile të personave LGTB, një çështje shumë e debatuar kohët e fundit në Itali, mbi martesat dhe të drejtat e personave homoseksualë.
Sonte do të ngjiten në skenë gjithashtu 20 këngëtarët e kategorisë big prej të cilëve 4 nuk do të vazhdojnë për në garën finale që do të zhvillohet nesër mbrëma në teatrin Ariston.
Të ftuar në këtë mbrëmje janë Elisa, J Balvin dhe DJ dhe producenti belg Lost Frekuencave.