Ekipe ndërkombëtare shkencëtarësh njoftuan sot detektimin e parë të valëve gravitacionale, një përparim gjigant në fizikë që hap një dritare të re mbi universin dhe misteret e tij.
“Ky përparim shënon lindjen e një fushe të re të astrofizikës krejtësisht të re, të krahasueshme me momentin kur Galileu drejtoi teleskopin e tij drejt qiellit në shekullin e XVII”, theksoi France Cordova, drejtoreshë e Fondacionit Ndërkombëtar Amerikan të Shkencave (National Science Foundation), që financon laboratorin Ligo, ku është zhvilluar një pjesë e studimit.
Ky zbulim, që kurorëzon disa dekada përpjekje, konfirmon një parashikim të bërë nga Albert Ajnshtajn në teorinë e tij të relativitetit të përgjithshëm në vitin 1915.