Shërbimet ushtarake ruse kanë testuar një prej armëve më të reja. Bëhet fjalë për një dron, të pajisur me armatim të rëndë. Në dron mund të montohet mitraloz i lehtë, raketëhedhës, si dhe flakëhedhës.
Arma e re bën pjesë në arsenalin e armëve “surprizë”, pasi një dron mund të fshihet më lehtë sesa armët e tjera dhe mund të transportohet edhe më mjete të zakonshme, pa rënë në sy.
Droni, nga specialistët ka marrë dhe një emërtim të ri Droni Antitank, pasi qëllimi i tij është goditja e tankeve.