Ndeshja Serbi-Zvicër duket se ka mbedhur shuëm tifozë shqiptarë në Katar. Nga pamjet e qarkulluara në rrjete sociale shikohen shume tifozë të cilët ndodhen në stadium por edhe jashtë tij me falmuj të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Ajo çfarë është mësuar nga tifozët, është se flamujt kombëtarë të Shqipërisë dhe të Kosovës nuk janë lënë që të futen brenda stadiumit, ndërsa jashtë tij atmosfera është komplet tjetër.
Kujtojmë se me kombëtaren e Zvicrës, lujanë edhe disa futbollistë shqiptarë, mes tyre Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
/s.f