Në studion e emisionit ” Me Zemër të Hapur” u trajtua historia e një 44-vjeçareje, që është dhunuar fizikisht dhe seksualisht nga bashkëshorti.
Historia i ka rrënjët që në vitin 2014, kur ata ishin ende të rinj dhe jeta e tyre ende nuk kishte nisur. Sot çifti është 44 vjeç dhe kanë sjell në jetë një fëmijë që aktualisht është 6 vjeç.
44-vjeçarja rrëfen se jeta e saj ndryshoi që kur ajo mbeti shtatzënë ende pa u martuar. Pas lindjes së djalit ajo thotë se është dhunuar nga i shoqi dhe se ka tentuar edhe ta mbysë në prani të djalit të vogël.
Gruaja thotë se i shoqi nuk e lejonte që të shikonte fëmijën, ta përkëdhelte, apo t’i jepte gji.
Sot ata janë në proces divorci, por thotë se partneri i ka marrë djalin dhe nuk e lejon ta takojë. Ajo rrëfen më tej se partneri i thotë që nëse do ta takojë djalin, duhet të kryejë marrëdhënie seksuale me të, në ambientin e tij të punës, një klinikë veterinararie.
44-vjeçarja: Jam njohur me të pasi jam kthyer nga studimet e larta jashtë shtetit, por më parë ne kishim qenë nxënës të një klase. Ai shpesh më dilte përpara dhe pretendonte se kishte pëlqim dhe ndjenjë kundrejt meje, pasi unë për shkak të punës kaloja çdo ditë para shtëpisë së tij. Unë isha duke e studiuar duke e parë që shkonte në xhami disa herë në ditë dhe mu duk njeri shumë i mirë. Më vonë ne takoheshim por ai nuk më tregoi që kishte pasur një martesë të mëparshme dhe kishte edhe një fëmijë.
Një ditë ish gruaja dhe djali i tij më dalin para syve dhe u ndjeva keq. Ajo në njëfarë mënyre më paralajmëroi me daljen e saj. Por ky më tha se martesa e parë kishte dështuar për shkak të saj dhe kujdesej për fëmijën e tij.
E pranova për shkak se më dukej një njeri shumë i mirë dhe sillej shumë mirë me mua. Fillova që të kujdesesha për fëmijën e tij duke i çuar çdo të shtunë një çokollatë. Kjo njohje e jona zgjati nga 2014 deri në 2016 vit kur unë mbeta shtatzënë. Pas kësaj fillova të kuptoja me kë kisha të bëja. Ne u martuam dhe nisi jeta jonë. Ai më ka dhunuar barbarisht dhe kur erdhi në jetë djali ma mbante peng, larg dhomës time duke mos ma lejuar që ta përkundja apo t’i jepja gji. Ai më ka dhunuar dhe kjo duket qartë në videon që ju po transmetoni live, pasi në dhomën e gjumit ai kishte vendosur kamera dhe është filmuar momenti kur ai tenton të më mbysë mbi krevatin e gjumit dhe fëmija i mitur që vrapon duke mbajtur duart në vesh për të mos dëgjuar thirrjet e mia për ndihmë. Jam dhunuar barbarisht vetëm këtë di të them”, rrëfeu ajo.
/s.f