• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Godinat ushtarake do kthehen në hotele/ Eksperti: Iniciativë shumë e mirë për turizmin

by A R
26/11/2024 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Godinat ushtarake të braktisura në Bulqizë do të transformohen në njësi hotelerie, treg artizanal si dhe një park për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama së bashku me zv.kryeministren prezantuan projektin për Parkun “Divizioni” një model i zhvillimit të turizmit, i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh.

Kreu i qeverisë theksoi se ky projekt do të kthehet në një motor ekonomie për qytetin. Eksperti i ekonomisë, Ferjolt Ozuni, ishte i ftuar në emisionin “Money Report”, ku analizoi iniciativën qeverisë shqiptare, e cila synon që zonat e braktisura të rivilatizohen përmes investimeve.

Ai tha se kjo qasja e qeverisë është shumë pozitive për ekonominë dhe industrinë turistike. Më tej, eksperti thekson se personat, të cilët kanë fituar eksperiencë jashtë vendit mund ta shohin si alternativë për të investuar kapitalin e tyre financiar.

“Një iniciativë si kjo është një iniciativë shumë e mirë për industrinë turistike. Plani i qeverisë është një goditje jo e përqendruar në një objektiv të caktuar, por synon të zgjerohet. Po tentohet kthimi i njerëzve në zonat rurale, kryesisht ata të emigracionit, që kanë arritur të bëjnë diçka dhe kanë kapacitet që mund ta investojnë. Kërkesa është e madhe për të investuar kapitalet e tyre në këtë sektor. Targeti për këto kërkesa investimesh janë persona që e njohin sadopak sektorin në vendet ku ata jetojnë. Nuk mund të vijë një person, i cili nuk ka informacione dhe njohuri për këtë sektor. Kryesisht janë persona, që kanë eksperiencë jashtë dhe duan ta riinvestojnë kapitalin e tyre në Shqipëri”, tha ai.

Ai komentoi dhe “Paketën e Maleve”, një iniciativë që siç tha kryeministri Rama është hedhur për konsultim publik. Kjo formë shtoi Ozuni do të gjallërojë aktivitetet e ekonomisë në zonat rurale.

“Nxit aktivitetet mbështetëse të asaj zone. Duke ardhur turistë në ato zona ata do akomodohen, ata duan transport, duan të ecin, ado ushqehen dhe automatikisht do fillojë të rritet industria agroushqimore”, tha ai.

/a.r

Next Post
Sot, 16 vjet nga shpërthimi në Gërdec, ende asnjë i dënuar. Çështja në GJKKO, Mediu i vetmi i pandehur

“Gërdeci”, Mediu flet pas seancës në GJKKO: As në diktatura nuk pyetet ministri për kalibrin e armëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

November 6, 2026
Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

November 6, 2026
A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

November 6, 2026
VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

November 6, 2026
Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

November 6, 2026
Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

November 6, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve, 12 protestues të tjerë gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

November 6, 2026
‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In