• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të ndalohet diskriminimi i shqiptarëve”, Rama: Britania të shtrëngojë sistemet e veta

by A R
02/11/2022 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratavetë Ministres së Brendshme britanike. Rama thotë se “Britania e Madhe duhet të luftojë bandat kriminale të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave të saj”.

“Shqipëria nuk është një vend i pasur dhe ka qenë për një kohë shumë të gjatë viktimë e perandorive. Ne kemi për detyrë të luftojmë krimin në shtëpi dhe po e bëjmë këtë me vendosmëri, pasi bashkëpunojmë ngushtë edhe me të tjerët. Gati për të punuar më afër me Mbretërinë e Bashkuar, por faktet janë vendimtare. Kështu është edhe respekti reciprok.

Shqipëria është një vend i NATO-s dhe po negocion anëtarësimin e saj në BE. Është gjithashtu një vend i sigurt origjine. Kur Gjermania pati një problem të ngjashëm, ajo shtrëngoi sistemet e veta. Britania e Madhe mund dhe duhet të bëjë të njëjtën gjë, të mos përgjigjet me retorikën e krimit që fundin e ka me dënimin e të pafajshmëve.

70% e 140,000 shqiptarëve që janë shpërngulur në Mbretërinë e Bashkuar jetonin në Itali dhe Greqi. 1200 prej tyre janë biznesmenë. Shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë fort dhe paguajnë taksat. Britania e Madhe duhet të luftojë bandat kriminale të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave të saj.

Vënia në shënjestër e shqiptarëve (siç bënë disa me turp kur luftuan për Brexit) si shkaktarë të kriminalitetit dhe problemeve në kufi në Britani është retorikë e lehtë, por injoron faktet e pamohueshme. Të përsërisësh të njëjtat gjëra dhe të presësh rezultate të ndryshme është çmenduri (pyesni Ajnshtajnin!)”, shkruan Rama.

Braverman u kritikua ashpër pasi e përshkroi mbërritjen e azilkërkuesve në Britani si një “pushtim” kriminal. Në përgjigje të pyetjeve para parlamentit, Braverman tha se duhet përshpejtuar procesi i shqyrtimit dhe të realizohet largimi i shtetasve shqiptarë.

“Asnjë shqiptar i vetëm nuk duhet të pranohet si refugjat. Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta. Është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime. Meshkujt shqiptarë kalojnë kanalin ilegalisht ose për të gjetur punë provizore ose për të punuar me kriminelë që kërkohen ndërkombëtarisht”, u shpreh ajo.

Ky nuk është rasti i parë që ministre me prejardhje nga familje emigrantësh përdor gjuhë raciste ndaj azilkërkuesve.

Laburistët e quajtën gjuhën e përdor nga Braverman absolutisht të papranueshme. Gjithashtu ligjvënës nga i gjithë spektri politik kanë paralajmëruar rrezikun e përdorimit të gjuhës nxitëse.

Braverman rrezikon të ketë një karrierë të shkurtër politike. Ajo u riemërua ministre e Brendshme nga kryeministri i ri Rishi Sunak javën e kaluar, gjashtë ditë pasi dha dorëheqjen nga i njëjti rol në kabinetin ish-kryeministres Liz Truss.

/a.r

Next Post
Veliaj me të rinjtë e Njësisë 1: Dallimi mes së majtës dhe së djathtës është se ne mendojmë për njerëzit

Veliaj me të rinjtë e Njësisë 1: Dallimi mes së majtës dhe së djathtës është se ne mendojmë për njerëzit

Comments 3

  1. Anonymous says:
    3 years ago

    Sot ke gjithë mbështetjen t’ime ,zoti kryeministër.Lufto fort jo vetëm në arenën ndërkombëtare,por edhe në Shqipëri për të zbutur mjerimin që ka pllakosur në dyert e shqiptarëve.

    Reply
    • Lili says:
      3 years ago

      Faleminderit shuuume z.Kryeministër.Materialin sipër e kam shkruar unë me emrin Lili,pse ka dalë Anonymos?!

      Reply
  2. Lili says:
    3 years ago

    Faleminderit shuuume z.Kryeministër.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inteligjenca amerikane: Kina mund t’i furnizojë Iranit sisteme të avancuara radarësh

Inteligjenca amerikane: Kina mund t’i furnizojë Iranit sisteme të avancuara radarësh

April 17, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

“Irani do të dorëzojë uraniumin e pasuruar”, Trump: Dy vendet janë shumë pranë një marrëveshje paqeje

April 17, 2026
Zjarri tek “Arlis”, inxhinieri flet për sabotazh: Vetëm kaliumi mund ta djegë fasadën! Ka shenja se….

Zjarri tek “Arlis”, gjykata liron nga burgu 4 të arrestuarit, i lë në detyrim paraqitje

April 17, 2026
Berisha pak orë para protestës: Akti i fundit i Ramës, më armiqësori

Berisha pak orë para protestës: Akti i fundit i Ramës, më armiqësori

April 17, 2026
Duka ia lë derën hapur trajnerit Silvinjo: Kontratë të re, nëse e ndjen se ka energji të vazhdojë

Duka ia lë derën hapur trajnerit Silvinjo: Kontratë të re, nëse e ndjen se ka energji të vazhdojë

April 17, 2026
Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

Trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë, gjykata cakton “arrest në burg” për 3 anëtarët e grupit kriminal

April 17, 2026
Haxhiu: Krimet serbe do të dokumentohen, Serbia strehë e kriminelëve

Haxhiu: Krimet serbe do të dokumentohen, Serbia strehë e kriminelëve

April 17, 2026
Çfarë dihet për kartelin ballkanik të drogës, anëtarë të të cilit u arrestuan në Mal të Zi?

Çfarë dihet për kartelin ballkanik të drogës, anëtarë të të cilit u arrestuan në Mal të Zi?

April 17, 2026
Ministria e Jashtme e Kinës: Aktivitetet tona ushtarake rreth Tajvanit janë të justifikuara, çdo tension është faj i qeverisë në Taipei

Ministria e Jashtme e Kinës: Aktivitetet tona ushtarake rreth Tajvanit janë të justifikuara, çdo tension është faj i qeverisë në Taipei

April 17, 2026
Këshilli i BE-së miraton planin për rritje ekonomike në Ballkan, si do të bëhet ndarja e 6 miliardë eurove

A po bllokohen apo jo negociatat e anëtarësimit? Përgjigjet Komisioni Europian

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In