Në rrjetet sociale po bën bujë lajmi se djali i një polici ka kërcënuar një vajzë me mesazhe pasi kjo e fundit e ka refuzuar atë.
Vajza pranon se ka pasur një flirt me djalin, por pas refuzimit ai e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar atë. Pas këtij veprimi, vajza ka vendosur të bëjë publike mesazhet kërcënuese të djalit me iniciale E. K. i cili ndër të tjera e kërcënon se do e çojë prostitutë në Belgjikë.
Mesazhi publikohet nga faqja ‘Jeta osh qef’.