Gianni De Biasi i ka nisur një mesazh Claudio Ranierit, trajnerit të Leicester City, kryesues i kampionatit anglez. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se mesazhi është nisur pas fitores së madhe kundër Manchester City.
“Nga mrekullitë kupton Gianni De Biasi, i cili dje ishte para ekranit të televizorit dhe ka shpenzuar disa minuta për t’i dërguar një mesazh Ranierit”, “La Gazzetta”.
“Përshëndetje Claudio, pashë ndeshjen dhe u gëzove sikur të ishte ekipi im. Lexova emocione në fytyrën tënde dhe goli i 1-3 ishte gjysmë jashtë loje. Të përqafoj”, shkruan De Biasi.
Ranieri dhe De Biasi janë dy nga mrekullitë aktuale të trajnimit. Pas suksesit të De Biasit me kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016, është Ranieri që mund të fitojë titullin kampion në Angli, pasi aktualisht ka pesë pikë diferencë me vendin e dytë, duke vënë në rresht pas vetes gjithë të mëdhenjtë.