Në pranverë do të nisin punimet për “Arenën Kombëtare”, stadiumi i ri që do të ndërtohet në vend të stadiumit “Qemal Stafa”, por shumë shpejt do të vihet dorë edhe në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Këto i ka bërë të ditura kryeministri Edi Rama në një intervistë të gjatë në emisionin sportiv “Scanner” në Ora News. I pyetur nga Gerti Çarçani, Rama është përgjigjur për një numër çështjesh të lidhura me sportin në Shqipëri, edhe pse si zakonisht pjesën e luanit e ka futbolli.
Jemi në vit europiani për Shqipërinë. Sipas jush, çfarë do të thotë për Shqipërinë prezenca e kombëtares në vitrinën europiane të futbollit?
Rama: Besoj që është e qartë për cdokënd dhe nuk ka nevojë për ndonjë mendje shumë të rafinuar për të kuptuar peshën që ka për imazhin e vendit, për fytyrën e kombit tonë, prania mes vendeve më të mira në këtë kompeticion. Ndërkohë që nga ana tjetër, padyshim që është një stimul i jashtëzakonshëm për fëmijët për të luajtur futboll, për të synuar që tu ngjajnë hernojve të Europianit. Dhe është e provuar vazhdimisht kur një vend i vogël dhe i panjohur botërisht për rezultate të larta arrin të ketë një sukses në një sport, në nivel kontinental, apo botëror, kjo sjell një energji shumë të madhe pozitive për lëvizjen e futbollit në atë vend. Dhe së treti, besoj se për ne kjo gjë ka një rëndësi shumë të madhe edhe nga një pikëpamje tjetër që është një provë e sigurtë e faktit se çfarë mund të bëjmë, kur bëjmë skuadër, dhe kur arrijmë objektiva shumë ambiciozë që ndonjëherë mua më duken si padrejtësisht të pamundur. Nëse punojmë me një qëllim të qartë, me një vizion dhe një program të qartë dhe me një ekip të vendosur për të shkuar drejt qëllimit.
Ju mendoni se tashmë kemi bërë skuadër…?
Rama: Unë e kisha në përgjithësi, por për futbollin, pikërisht fakti se kemi bërë skuadër jemi atje. Sepse, sipas meje, nëse do të krahasonim individualisht lojtarët tanë me ata të skuadrave të tjera, qoftë edhe të skuadrave të grupit, ne do të ishim patjetër të fundit. Por, nëse sot ne jemi në Europian, dhe skuadra më të mëdha se tonat janë jashtë, kjo vjen pikërisht sepse një tërësi individësh që në brendësi të vetëvetes mund të mos kenë atë vlerë që përkthehet edhe në vlerë monetare në tregun e futbollit, kanë arritur të bëjnë së bashku një skuadër që është në të vërtetë ylli i vetëm që ne kemi.
Pas triumfit të kombëtares, natyrisht nisi edhe një debat amplifikues, për ndarjen e vlerave dhe meritave. Si e lexuat këtë histori, e cila për trainerin e kombëtares ishte një bezdi e madhe, dhe tërësisht histori shqiptare?
Rama: Nuk është anormale një diçka e tillë dhe besoj që nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Në një sukses rë madh të gjithë duan të marrin një pjesë të meritës. Eshtë e vështirë të gjesh konkurentë për të marrë pronësinë e një humbjeje, apo dështimi. Por, për pronësinë e një merite, të një rezultati, apo një fitoreje, apo një vlere që krijon fitorja ka shumë konkurentë. Nuk është ky problem për mua.
Mbase, por protagonistët janë ndierë edhe të habitur, dhe ndoshta ranë edhe në kurthin mediatik…
Rama: Por, edhe ju nuk do rrini pa punë, aq më tepër kur ju jepet rasti i artë historik kur një skuadër shkon në finalet e Europianit. Edhe ju do bëni punën tuaj, pjesën tuaj, për të zhbiriluar labirinthet e të meduarit të protagonistëve. Dhe në këtë zhbirilim dalin partjetër edhe gjëra që mund të kthehen në keqkuptime.
Megjithatë, vetë ju z.Kryeministër do të përcaktoni një shkallë merite për këtë arritje?
Rama: Unë besoj që nuk ka një skuadër të sukseshme pa një trajner të sukseshëm dhe nuk ka një ekip me trainerin dhe lojtarët bashkë që mund të shkojnë kaq larg pa një klub apo federatë në rastin konkret, e cila ka bërë si duhet punën e saj. Eshtë e pamundur ti ndash. Të ndash se kush ka më shumë dhe kush ka më pak është e kotë. Shikoni: Pa FSHF, skuadra nuk do të shkonte në Europian, pa skuadrën, federata nuk do krenohej se jemi në Europian, pa De Biazin, edhe federata dhe skuadra nuk do të kishin timonierin që na çoi në Europian.
Mendoni që De Biazi do të largohet pas Europianit, edhe pse termat ekonomikë të kontratës së tij janë rifreskuar dhe ai ka rënë dakort për këtë. Por, në vijimësi të një faze grupi, çdo gjë mund të ndodhë?
Rama: Unë nuk mendoj që Xhani do të largohet. Ka arritur një sukses të madh. Mbi të gjitha ndjehet shumë mirë me skuadrën dhe me faktin që ka krijuar një lodër që nuk është e lehtë ta braktisë. Kam përshtypjen që është i gëzuar që punon këto dhe kjo është ajo që kompenson aspektin ekonomik.
Mund të quhet një tjetër moment shumë krucial për vendin, por edhe imazhin, sfida me Serbinë në Elbasan. Një pjesë e opinionbërjes anatemoi fort edhe blindimin e panevojshëm. Por, realisht do ta skedoni atë ditë si një moment PO në mandatin tuaj?
Rama: Shiko, kur asgjë nuk ndodh atëherë lind nevoja për të bërë kritika pse u desh bërë kjo e kjo, sepse asgjë nuk ndodhi. Por, nëse do të ndodhte dicka sado e vogël do të ishte një katastrofë për skuadrën dhe për vendin tonë. Dhe në anën tjetër asnjëherë njerëzit nuk janë të prirut të shohin gjërat që evitohen sepse ata nuk ndodhin. Mirëpo, besoj se kemi evituar atë që mund të ishte kthyer në një makth.
Një moment që do të qëndrojë gjatë edhe në memorien e mandatit tuaj, kjo ditë me Serbinë…
Rama: Ajo që do mbaj mend me siguri është gjendja shumë e vështirë psikologjike mbas ndeshjes, për shkak të rezultatit, dhe periudha mes asaj ndeshje dhe asaj me Armeninë në kërkimin e rezultati me cdo kush në Armeni për të arritur Europianin. Ato kanë emocione shumë të forta. E përsëris, kush nuk e ka veshur bluzën e kombëtares nuk e kupton faktin se çfarë emocionesh shkakton ajo fanellë, dhe çfarë ndieshmërie ke kur e sheh atë bluzë, në çfarëdolloj sporti.
Vijmë pak te investimet. Para se të vinit në pushtet, shqiptarëve u keni prezantuar edhe një program kombëtar për sportin. A mendoni se me fondet në drejtim të infrastrukturës e keni ezauruar të mbyllur detyrimin shtetëror për sportin?
Rama: Kemi bërë shumë në fakti, kemi investuar 25 mln euro. Pas impianteve të mëdhenj, por edhe afro 50 terrene edhe fusha sportive në tërë Shqipërinë, por edhe shlyerjen e gjithë borxheve të sportistëve elitarë, sipas vendimeve të Qeverisë së mëparëshme. Pra, është me herë ajo që është bërë vetëm në dy vjet krahasuar me atë që është bërë në 20 vjet. Por do vazhdojmë. Tani jemi në një proces pozitiv me FSHF për Arenën Kombëtare, pra stadiumin. Aty federata ka zgjedhur me të drejtë, një rrugë tjetër, atë të partneritetit publik-privat me riskun e plotë të privatit. Dhe jo me formën e mëparëshme të koncensionarit me marrjen përsipër të një pjese të riskut nga FSHF apo qeveria. Ishte dicka shumë e rëndë financiarisht prandaj edhe dështoi. Jam shumë i bindur që do mund të ndërtojmë një nga stadioumet më të bukur në Europë. Janë të gjitha mundësitë, dhe kemi një fat shumë të madh që kemi stadiumin në qendër të qytetit.
Diku te 25 mln euro investime në impiante deri tani nga Qeveria që ju drejtoni. Për një të vërtetë të madhe, nuk ndodhte kurrë më parë. Pse zgjodhët këtë gjë, në një moment jo shumë komod financiar e reformash? Sepse, në anën tjetër ka një kontrast edhe me ata që prodhojnë sport…? Një mal me para për impiante, dhe në ekstremin tjetër, thërrime për ata që duhet të bëjnë sport…
Rama: Mund të jetë e vërtetë. Eshtë e vërtetë. Por, është shumë e rëndësishme që të kuptojmë që pa një infrastrukturë normale, dhe pa shtrirë aktivitetin sportiv në të gjithë hallkat e edukimit fizik ku kemi 700 mësues në sistem dhe në punë. Kemi gati ngritjen e federatës së sportit në shkollë. Dhe pa fuqizuar infrastrukturën përkatëse e kemi të pamundur të mendojmë se po zhvillojmë ndodnjë gjë. Po bëhet parku olimpik ku do të sistemohen të gjitha federatat dhe më në fund ato do të dalin nga të gjitha zgëqet e errëta ku janë kyçur prej vitesh. Aty do të ndërtohet edhe një inftastrukturë moderne më në fund për peshëngritjen, një sport elitar me medalje dhe kënaqësi në vite, dhe gjithçka ka mbetur te paratë në dorë te një sportist apo një tjetër që nuk zgjidhin asgjë. Patjetër do të ndërhyjmë dhe jemi duke përgatitur një ligj të ri për futbollin. Nuk mundet më që klubet e futbollit të jenë në territore ku derdhen shumë para të sponsorëve dhe ku nuk ka asnjë sens ndërrmarrjeje. Ka një futboll në fushë dhe një futboll që bën ekonomi. Deri sot në futbollin shqiptar janë derdhu para për pasion dhe dëshirë, por jo në krijimin e një ndërrmarjeje sportive. Juventus që bashkë kemi merak është një ndërrmarrje e jashtëzakonshme sportive. Ne duam të sqarojmë pozicionet dhe skuadrat duhet të jenë përgjegjësi e ndërrmarjeve private dhe shoqërive. Nëse bashkitë duan të përfshihen, pse jo, por gjithmonë në logjikën e thjeshtë dhe të saktë të sistemit, privat dhe jo të një sistemi pa kuptim, ku ikën një sponsor, apo donator siç edhe quhet dhe skuadra përfundon në fund të greminës.
Plus kësaj, të themi të vërtetën kemi edhe një gjë tjetër, kemi informalitet të madh në futbollin vendas. Kemi para të deklaruara për futbollistët sikur ata të jenë punëtorë këpucësh në fason. Dhe kjo është e papranueshme, me rroga si minimum jetik. Por i duhet dhënë mundësia të dihet që: Kush ka çfarë dhe kush bën çfarë! Kemi Bashki të cilat harxhojnë në mënyrën më të pakuptimtë paratë nga buxhetet e tyre të shtrënguara për të mbajtur skuadrat e tyre që nuk kanë shans të ngrihen. Nuk mundet dot të zhvillohet dot më tutje futbolli me këtë sistem absurd. Dhe këtu ka munguar shteti. Ka munguar Qeveria. Federata mendoj unë ka bërë një punë goxha të madhe në vite. Sepse duhet bërë një kujtesë e madhe. Sepse në kohën kur unë kam qenë ministër kulture, s’kishte fusha, por vetëm këneta, ku luhej në moçal, hidhej topi në një anë në tjetrën dhe zhyteshin për ta gjetur për ta ngritur më pas në ajër për të bërë ndonjë krosim. Sot kemi një infrastrukturë shumë të besueshme. Por, nga ana tjetër sistemi i futbollit duhet modernizuar, por ka njerëz dhe mund të bëhet. Ka njerëz që financojnë prej vitesh por janë në një gjendje ajri që nuk dihet se ku janë. Në radhë duhet vendosur baza, dhe ajo duhet të jetë te qartësia e pronësisë dhe e të drejtave mbi klubet sportive. Kush është pronari? Pas kësaj, pak nga pak të zhvillohet klubi si një ndërrmarje e mirëfilltë ekonomike. Ska zhvillim të një sistemi futbollistik të nivelit të lartë nëse nuk ndërton një sistem, ku futbolli i luajtur dhe futbolli ekonomik janë dy anë të së njëjtës medalje.
Dhe një projekt-ligj që pritet të vijë shpejt…
Rama: Jemi duke e punuar këtë ligj, dhe natyrisht në bashkëpunim edhe me federatën do ta bëjmë të ditur. Nuk do bëjmë ndonjë shpikje të madhe. Thjesht për të dhënë mundësinë që njerëzit duhet të dinë që kanë në dorë një pronë që duhet ta zhvillojnë, dhe nëse nuk e bëjnë dot, vjen tjetri.
Dikur ishit Kryebashkiak dhe gjetët një formulë për të mbajtur Tiranën larg kostos bashkiake. Por, sipas jush sa funksionon formati i varësisë bashkiake. A mendoni se ishte zgjidhje?
Rama: S’kam bërë asnjë zgjidhje për Tiranën në atë kohë sepse nuk gjeta dot mirëkuptim në vizionin që unë kisha për zhvillimin e klubit. Dhe faktikisht Tirana, nëse do të kishim rënë dakort me atë vizion, dhe do të kishim ngritur një ndërrmarje, sot unë jam i bindur që Tirana do të ishte siç është kombëtarja. Mirëpo, thashë, një histori qesharake, njerëzish vullnetmirë, por pa vizionin e duhur dhe pa vullnetin e duhur për të ndërtuar një projekt, për ta ndjekur atë pas rezultatit të ditës. Punë e madhe shumë nëse nuk do fitonte Tirana një apo dy kampionate. Por, ama do hidhte baza, për të qenë një klub futbolli i mirëfilltë. Dhe sot nuk kemi asnjë të tillë.
Ju bie rasti ndonjëherë, se në stadium nuk ju kam parë,të shikoni ndeshje të kampionatit kombëtar? Qoftë edhe një derbi, apo sfidë interesante. Metën apo shumë deputetë i kam parë në ndeshje derbi. Ju gjithmonë mungoni…
Rama: Jo, jo. Kampionatin kombëtar nuk e ndjek, për dy arsye: Së pari, unë nuk jam ndonjë i apasionuar pas futbollit për të ndjekur një kampionat futbolli deri në pikën e një niveli si ky i yni, ku nuk është maksimumi. Mua më mbërthejnë pas ekranit, kombëtarja shqiptare pa diskutim, kombëtarja e Italisë dhe Juventusi. Asgjë tjetër nuk më mbërthen dot para ekranit në pikën që ta shoh medoemos. Kurse, pastaj për atë derbin Tirana-Partizani që më thoni, ia kam besuar të gjitha Erion Braçes. Por, por, nuk duhet të keqkuptohemi e di shumë mirë vlerën që ka futbolli, vlerën shoqërore, qytetare dhe morale, vlerën kombëtare të futbollit, nëse është i mirëorganizuar dhe prandaj insistoj të bëj gjithçka për të patur rezultate të mëtejme edhe në nivel klubesh, jo vetëm te kombëtarja. Jam i bindur që mund ti kemi.
Por, nëse nuk ju mbërthen dot ekrani sot, dikur në sistemin e kaluar e keni ndjekur futbollin?
Rama: Kur kam qenë i vogël kam qenë si të gjithë fëmijët me Partizanin. Pastaj, ka patur një periudhë kur luaja basket me Dinamon shkoja në stadium të shikoja Dinamon edhe për arësye të raporteve me futbollistët e asaj kohe. Mbaj mend kur ishte Fatmir Frashëri trajner dhe më pas Bejkushi, apo nuk e mbaj mend mirë radhën. Atëherë kthimi i Fatmir Frashërit në rol ishte një ngjarje në Dinamon e atëhershme. Kurse në Dinamon e famshme të Pernaskës, Zërit e Ballgjinit, unë isha me Partizanin, dhe vuaja shumë humbjet.
Pse vendosët të bëni “Loro Boriçin”, kushton jo pak?
Rama: Por, edhe sepse sipas parametrave të diskutuara edhe me Federatën, distanca dhe potenciali i një stadiumi, 2 ishin alternativat që mund të zëvendësonin boshllëkun e “Qemal stafës”, Elbasani dhe Shkodra. Nisëm me Elbasanin dhe planifikuam më pas “Loro Boriçin”. Dhe do të jetë mesa kam ndjekur punimet që do të jetë një stadium shumë i bukur.
Shumë para të hedhura, por kush e ka radhën?
Rama: “Arena Kombëtare”, stadiumi “Qemal Stafa”. Unë besoj që brenda pranverës të kemi nisur punën.
Jemi një vit Europiani, por edhe një vit Lojërash Olimpike. Sot që flasim, në dijeninë time nuk është çelur ende një fond sado modest për trainimin e sportistëve shqiptar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike. A jeni në dijeni të kësaj, apo nuk keni asnjë kërkesë për të kërkuar dicka. Sepse, në momentin kur investoni një mal me para për impiantet e futbollit, llogjika nuk mund të frenojë për fare pak fond për ata që do të garojnë?
Rama: Dua të jem shumë i sinqertë me ju në këtë pikë. Nuk kam dijeni se çfarë po thoni, por, jam i bindur që sido që të jetë puna nuk do lënë pa plotësuar. Nuk jam në dijeni por do interesohem menjëherë në lidhje me këtë gjë.
A do të ndërhyni me Autoritetin tuaj, si pjesë e shtimit të buxhetit për sportin që një pjesë e të ardhurave të Llotarive Sportive të shkojnë për sportin. Në projektligjin e sportit është i përfshirë ky hap?
Rama: Kemi futur një nen në Ligjin e ri për Lojërat e Fatit dhe është një përqindje, por sigurisht do t’i shkojë sporteve të tjera. Patjetër do t’i shkojë.
Më duket mua, apo e keni lënë pas dore fare pallatin e sportit. Dikur luanit jo pak. Sot besoj e dini që është shndërruar në një hambar, pa ngrohje, në kushte mjerane, një impiant që ndalon kombëtaret e basketbollit dhe volejbollit të luajnë në sfidat ndërkombëtare. Dhe pse e kaluar në varësi të Bashkisë? Ka një projekt për të vënë dorë aty?
Rama: Jo jo, nuk është kështu, sepse jo më larg se këtë javë kemi kaluar me një VKM dhe pronësinë në varësi të Bashkisë Tiranë. Sepse mendojmë që ashtu siç është, është një ngrehinë e marrë fund, ndërkohë që Bashkia do e trajtojë si një aset dhe do ta kthejë në një ambjent siç duhet me Lojërat me Dorë. Plus kam parë disa para-projekte të Kryetarit të Bashkisë për të nxitur krijimin e Akademive Sportive për fëmijët. Në Bashkëpunim me Bashkinë. Problemi nuk është te fondet, sepse me shumë gjasë edhe kur ta sjellë Bashkia do të kërkojë këtu. Por nuk është kt problemi. Por, e nesërmja është më me rëndësi, ka sporti ekonomik, kush do ta mirëmbajë, administrojë, përdorë, si dhe në ç’mënyrë. Në Parkun Olimpik është parashikuar që aty të jertë Parku i Ekipeve Kombëtare. Por, sa herë dhe në sa kohë që mblidhen kombëtaret e lojërave. Pra duhet të kenë aktivitet të vazhdueshëm, dhe është një histori më vete.
Shqetësim mbetet edhe një amendim i fundit i Ligjit për terrenet sportive, dhe lejimi për ndryshim destinacioni. Nuk kemi shumë. A është e vërtetë kjo që po them, dhe nëse ka ndodhur, si është menduar, sepse me ndryshimin e destinacionit, rreziku për shuarjen e atyre terreneve që kemi është jo i vogël….
Rama: Nuk ekziston. Fare. Në historinë time që nga ministër kulture, te kryetar Bashkie dhe deri sot, mund të kem bërë shumë gabime, por nuk jam bashkëfajtor në asnjë krim të kësaj natyre. Janë krime që janë të pafalshme.
Zoti Kryeministër! Ju keni ndërtuar dhe drejtoni Qeverinë Tuaj. Modele në Europë ka jo pak. Mos ka ardhur koha që, në një moment tjetër SPORTI të jetë në hierarkinë shtetërore si Agjensi më vete, si Komitet apo Agjensi, duke patur direkt një karrike dhe përfaqësues të sajin në Qeveri? Dikur kemi patur një Sekretariat për Sportin.
Rama: Nuk mendoj që kemi ndonjë problem në këtë aspekt. Unë mendoj që arsimi dhe sporti bashkë është një diçka e mirë. Sepse sporti, nëse e shohim nga ana e Qeverisë nuk është vetëm kombëtarja, apo profesionistët, por është lëvizja sportive në shoqëri. Mos harrojmë një gjë që Qeveria në lidhje me sportin nuk ka barrën që të merret çdo ditë me sportin. Por janë federatat që janë autonome nga Qeveria. Nëse ne kemi federata me vizion të qartë dhe me projkte të qarta, çështja ështe e zgjidhur. Nëse nuk i kemi këto, nuk e kompenson dot formati që ju ngrini si alternativë. Nuk e përmbush kjo atë vakuum.
Rasti i dopingut të përsëritur te shtanga ju ka zhgënjyer, ju ka nervozuar, apo e keni kaluar në heshtje?
Rama: Gjëra që ndodhin, që sigurisht janë të hidhura, pasi i gëzohesh një fitoreje dhe më pas merr vesh që në fakt je përqeshur me një hile. Por, dopingu është problem mbarëbotëror. I secilit vend, në botë. Janë gjëra shumë të shëmtuara, por nuk mund të pretendojmë të jemi imunë karshi një problemi që e gjithë bota e ka prezent.
Jemi në fund, dhe do desha një batutë për disa emra që do ju përcjell. Për De Biazin?
Rama: Lider.
Armando Duka?
Rama: Një sipërmarrës që nuk i’a ha qeni shkopin.
Lorik Cana?
Rama: Talent dhe vullnet bashkë, nuk ndodh shpesh…
Fidel Ylli?
Rama: Pasion i gjallë…
….Massimaliano Allegri (si juventin që je…)?
Rama: Nëse do të huazonim një term nga zoologjia do të ishte, dhelpër.
Gjeni kohë të luani basket?
Rama: Shumë e hidhur pyetja e fundit, sepse më kujton që, edhe nëse gjej kohë, nuk mundem dot. Eshtë një sport që nuk është për ata që i kalojnë të 40-tat. Dhe faktikisht, edhe i madhi i të mëdhenjve Gim Fagu, që jam i bindur që nëse do të kishte moshën e duhur sot do të luante në çdo skuadër të planetit, në një moment të caktuar u dorëzua dhe nuk hyri më në fushë, sepse është sport shumë impenjativ nëse do të luash. Por, Të gjitha pas kësaj moshe janë me probleme mesi e gjunjësh…
Vazhdon të mbetesh një juventin besnik?
Rama: Jam shumë i interesuar, por Juventus më mbërthen, por nuk më sëmur dot. Por, jam i bindur që, nëse me Bajernin nuk do ia dalë dot, nuk është se do më prishet gjumi.
Por, si italian, shumë shpejt vjen Shqipëri-Itali?
Rama: Dhe i gjithë stresi lidhur me “Arenën Kombëtare” është që është shumë e vështirë do të ishte të arrinim me stadium të ri në atë ndeshje, por do të ishte mrekulli, që “Arena Kombëtare” të priste atë ndeshje.
Ora News