Presidenti i Parlamentit Evropian ka paralajmëruar se është në presion të vazhdueshëm nga liderët e kontinentit lidhur me qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.
Ai thotë se kolegët po i thonë atij: “Nëse britanikët duan të largohen, le të largohen”.
Martin Schulz është njëri prej përkrahësve më të mëdhenj të qëndrimit të Britanisë në BE, pavarësisht fruststrimit të nxitur nga negociatat e vazhdueshme për rolin e Anglisë në bllok.
Këto komente Schulz i bëri gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar vetëm disa ditë pas vizitës së kryeministrit britanik David Cameron në Bruksel.