Drejtoria Vendore e Policise Tirane Plan Masash të veçantë gjatë fundjavës për rritjen e parametra të sigurisë.
Në zbatim të planit të masave janë angazhuar Sektori Kundër Narkotike e Trafiqeve të Paligjshme, Sektori për Krimin Ekonomik, Shqiponjat, Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme.
Në ketë kontekst gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit nga Policia Rrugore duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur 4 drejtues mjetesh.
Jane pezullar 25 leje drejtimi per shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool, për semafor e kontroll teknik.
21 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 2 automjete për mungesë dokumentash.
Kontrolle të shumta janë zhvilluar nga Shqiponjat e Patrullat e Përgjithshme.
Gjatë kontrollit është arrestuar në flagrancë shtetasi Lulëzim Rrushi , pasi ai duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip Porsch, nuk i ka ndaluar pikës së kontrollit duke u largua me shpejtësi shumë të madhe duke rrezikuar edhe jeten e punonjësve te policise ne pikën e kontrollit.
Pas 45 minutash ndjekie nga Shqiponjat, Qarkullimi Rrugor e Patrullat e Pergjithshme u be kapja dhe arrestimi i tij, si dhe bllokimi i automjetit.
Gjithashtu Shqiponjat e Patrullat e Pergjithshme në orët e para të mëngjesit kanë parandaluar përshkallëzimin e nje konflikti të çastit mes disa të rinjve në një lokal në zonën e ish-Bllokut.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 18 persona.
Krimi Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Tatimore dhe Inspekoriatin e Punës gjatë orëve të vona të natës kreu një sërë kontrollesh në lokalet e natës në kryeqytet, “Për rritje e efikasitetit të punës me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmrisë dhe informalitetit”.
Janë kontrolluar rreth 20 lokale nate dhe janë gjobitur 13 prej tyre për shkelje si:
– Punonjës të pa rregjistruar të punësuar në lokale.
-Mos dhënie të kuponit tatimor klientëve.
Njëkohësisht nga Krimi Ekonomik i Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë u arrestua shtetasi Niko Haruni dhe u procedua penalisht shtetasi A.M, pasi në magazinën e firmës së shtetasit Niko Haruni u gjetën pa fatura tatimore 2367 pale sandale dhe 7600 pale atlete kontrabandë.
Edhe gjatë mbrëmjes së sotme do vijojnē kontrollet me të njëjtin intensitet për rritjen e parametrave të sigurisë.