Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, diplomatja e BE-së, Christiane Hohmann, ai i Italisë, Fabricio Buçi, i Gjermanisë, Peter Zingraf dhe përfaqësues të OSBE-së do të takohen ditën e sotme me disa deputetë të Partisë Demokratike. Mësohet se takimi do të mbahet në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit.
Përveç kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, në takim do të jenë dhe 7 deputetë të tjerë, si Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma dhe Gazmend Bardhi.
Takimi në fjalë do të jetë në kuadër të Reformës Territoriale. Kujtojmë se ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj në orën 18:00, në kuadër të zgjedhjeve lokale.
/f.s