• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Porositi vrasje të dyfishtë, na dha 3500 euro”/ Polici mohon akuzat e dy vrasësve me pagesë: Ua kam dhënë borxh!

by
05/10/2022 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Efektivi i burgjeve Flamur Bejko, i cili dyshohet se porositi vëllezërit Beqiraj për vrasjen e dy personave të tjerë, e ka mohuar akuzën para hetuesve.

Sipas deklarimeve të tij, dy vëllezërve ua ka dhënë borxh shumën prej 3500 eurosh me argumentin se Beqirajt do të bënin disa dokumente në Greqi. Nga ana tjetër, burime e policisë pohojnë se nga hetimet e deritanishme rezulton që efektivi i burgjeve dhe dy objektivët e atentatit kishin konflikt me njëri-tjetrin.

Report Tv mëson gjithashtu se ushtaraku Altin Celami nuk kishte rol parësor në grup, por ishte person që kishte siguruar dhe shkëmbyer armët e sekuestruara.

Ndërkohë, ditën që ndodhi rrëmbimi i Indrit Beqirajt, autorë janë personat e shpallur në kërkim, pjesë e grupit të Rrumit të Shijakut. Nga verifikimet ka rezultuar se ata i kanë mbajtur në vëzhgim vëllezërit Beqiraj për llogari të tyre dhe nuk kanë pasur dijeni për atentatin që Indrit dhe Gentjan Beqiraj do kryenin për llogari të efektivit të burgjeve.

Ndërsa për ngjarjen e atentatit në “Don Bosko”, ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe plagosën katër të tjerë gabimisht, ku objektiv ishte Geron Hasanbelliu dhe dy nipërit e tij, nuk është e qartë nëse Hasanbelliu dhe dy nipërit ishin në ato momente në lokal. Policia po verifikon edhe një herë nëse ditën e vrasjes kanë qenë apo jo brenda ambienteve të lokalit.

Kujtojmë se një ditë më parë, 15 persona ranë në prangat e policisë së Durrësit që shkatërroi një grup kriminal që merrej me vrasje me pagesë. Ishin vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj që zbardhën ngjarje të rënda kriminale dhe zbuluan kush ishte fshehur pas tyre. Në 2 raste, porositësi ishte Kasandër Noga, i arrestuar në Belgjikë por që planifikonte ekzekutimin e kundërshtarëve përmes vrasësve me pagesë. Për këta të fundit, disa prej armëve siguroheshin nga ushtaraku Altin Celami.

/e.d

Next Post
“BE-ja s’është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor”/ Presidentja e KE: Të forcojmë lidhjet me shtetet demokratike

Presidentja e KE propozon vendosjen e një çmimi tavan për gazin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com