Shqiptari Klodi Lesi i cili u arrestua në Greqi për vrasjen e gruas së tij dhe rrëmbimin e fëmijës, para një muaji, ka dhënë intervistën e parë për Protothema.gr.
I tronditur nga ajo që ndodhi, ai ende e ka të turbullt pamjen e vrasjes së gruas së tij dhe rrëmbimit të djalit 4-vjeçar, periudhë që nuk i kujtohet. Klodi kujton momentin e bisedës me gruan para se të shkonte në shtëpinë e saj për të kryer aktin makabër.
Sot, duke mos ditur se çfarë t’u thotë fëmijëve, Klodi shpreson që ndëshkimi dhe koha e qëndrimit në burg do ta ndihmojnë të gjejë fjalët e duhura, kur të vijë momenti që të përballet me të dy djemtë e tij.
Intervista
PROTOTHEMA: Ju i kërkuat falje familjes së gruas dhe fëmijëve tuaj për atë që ndodhi. A mendoni se kjo është e mjaftueshme?
Klodi: Natyrisht që nuk është e mjaftueshme, kjo ishte hera e parë dhe unë do të bëj gjithçka të mundshme për të mos e lënë faljen vetëm si një fjalë, por të mund ta materializoj në praktikë si një pendim të sinqertë.
PROTOTHEMA: Duke u kthyer tek ajo ditë, çfarë mbani mend?
Klodi: Telefonata e fundit me gruan time për të marrë fëmijën. Ajo më mori në telefon dhe më tha se nuk do t’i shoh përsëri fëmijët e mi dhe për këtë qëllim kishte marrë avokatët më të mirë. Unë u zemërova shumë, sepse kjo do të më privonte mua nga fëmijët, që janë gjëja më e çmuar në jetën time dhe shkova atje për të gjetur një zgjidhje.
PROTOTHEMA: Çfarë ndodhi më pas?
Klodi: Sapo shkova në shtëpi deri në arrestimin tim, unë nuk mbaj mend gjë tjetër. Unë ende nuk mund ta besoj se e kam bërë këtë.
PROTOTHEMA: Përse e morët me vete fëmijën tuaj?
Klodi: Ndoshta për shkak se ndalimi për t’i marrë ata më kishte mbetur në mendje. Që prej Krishtlindjeve unë nuk i kisha parë fëmijët e mi, ne kishim rënë dakord që unë do t’i merrja fëmijët për dy ditë. Në mëngjes, ditën e Epifanisë ajo më telefonoi dhe më tha se nuk do t’i shoh më fëmijët e mi.
PROTOTHEMA: Natyrisht që ju dëshironit të shpëtonit me djalin tuaj dhe të shkonit në Shqipëri. A i kërkuat dikujt ndihmë?
Klodi: Në asnjë rast unë nuk kam dashur që të shkoj në Shqipëri. Unë dëshiroja të qëndroja pranë fëmijëve të mi dhe për këtë arsye u ktheva nga Italia ku kisha shkuar.
PROTOTHEMA: Çfarë ndodhi gjatë gjithë kësaj kohe, fshehja. A e kishit menduar të dorëzoheshit?
Klodi: Nga dita e parë e ikjes sime nuk kisha celular. Linja ishte prerë. Kështu që unë nuk mund të komunikoja me askënd. Unë kisha frikë të dorëzohesha, sepse kisha menduar se para syve të një fëmije dhe policisë, këto imazhe do të priteshin shumë shëmtuar.
PROTOTHEMA: Çfarë do të dëshironit t’u thoni fëmijëve tuaj? Nëse do t’ju pyesnin përse e bëtë këtë?
Klodi: Edhe në këtë moment unë nuk e kuptoj se çfarë kam bërë. Unë ende mendoj se gruaja ime jeton dhe besoj se koha dhe ndëshkimi do të më ndihmojnë për të gjetur atë që unë do t’u them fëmijëve të mi.