Kjo fotografi e famshme e realizuar nga James Stanfield në vitin 1987, ku mjeku kirurg kardiak polak i famshëm, Dr. Zbignieë Religa, pas operacionit të rëndë të transplantimit të zemrës që zgjati 23 orë, vazhdon të ndjekë nga afër gjendjen e pacientit në një monitor, ndërsa asistenti i tij nga lodhja fle në dysheme, ka bërë xhiron e botës.
Kjo fotografi madje ishte shpallur edhe fotografia e vitit në National Geographic. Është një moment që vërtetë është përjetuar si historik, pasi ai ishte i pari transplant i suksesshëm i zemrës i kryer në Poloni. Që nga kryerja e këtij operacioni kanë kaluar 25 vjet dhe pacientit, i cili edhe atëherë nuk ishte i ri, i ishte thënë se i është “dhënë një jetë e re”. Por sot pas 25 vitesh Tadeusz Zytkieëicz thotë: “Ai (Religa) më shpëtoi jetën kur mjekët tjerë thanë se asgjë nuk mund të bëhej. Isha 61 vjeç dhe mjekët mendonin se isha shumë i vjetër”. Por ajo që është më interesante, është fakti se mjeku legjendar, për dallim nga pacienti i tij nuk e ka pritur 25 vjetorin e operacionit. Dr. Zbignieë Religa vdiq në mars të vitit 2009, pas një beteje dyvjeçare me kancerin në mushkëri, në moshën 71 vjeç.