• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush i mori 2.5 mln dollarë kunatit tënd?”

by Lorenc Vangjeli
04/02/2016 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një letre të djeshme të ish-kreut të KLSH Blerim Çela në DITA, ku shkruante se pohimet e tij i dukeshin të ekzagjeruara, Izet Haxhia ka dërguar një reagim.

Më poshtë, teksti i tij.

Nga Izet Haxhia

Lexova një letër që zoti Blerim Çela, një ish funksionar i lartë i PD-së ,i kishte dërguar gazetës “Dita”. Ndër të tjera shkruante se ato që shkruaj e kam rrëfyer unë i duken të ekzagjeruara… Dua t’i kujtoj Blerimit vetëm një rast ku ai mund ta verifikojë, sepse ka të bëjë me njeriun e afërt të tij, në mos gaboj, kunatin e tij.

Ky person është Pëllumb Shehaj, ish pronar i firmës piramidale “Silva”, i cili pasi grumbulloi shuma të mëdha parash dhe mashtroi shumë shqiptarë u arratis në Turqi me ardhjen në pushtet të të majtëve në vitin ’97. Le të pyesë Blerimi kunatin e tij se çfarë dhe sa para më ka ofruar në takimin e kërkuar prej tij në një hotel në rrugën e Elbasanit për ta marrë në mbrojtje në ato ditë marsi të 97-ës? Po ta them unë Blerim …më ka ofruar 2.5 milion dollarë…e kam refuzuar në mënyrë kategorike këtë ofertë korruptive që do paguhej me paratë e gjakut të shqiptarëve të varfër… po kjo nuk do të thotë që kjo ofertë nuk u pranua nga të tjerë. Paratë u morën nga banda e policisë së komisariatit nr 2, me në krye Sali Shehun, i cili me vonë u shpërblye me futjen në parlament nga radhët e partisë mëmë, PD.

Po, të pranishëm në këtë takim, për të cilin unë flas, kanë qenë edhe dy persona të tjerë. S. l. dhe A. B. Këto para që më ofroi tha që t’i përdorja për grupet paramilitare që do të dërgoja në Vlorë për të shkaktuar akte terrori e paniku dhe do t’i lija tre-katër persona që do bënin mbrojtjen e tij… pra, Pëllumbit. Por Blerimit do t’i thoja se, si kryetar i KLSH-së: çfarë zbulimesh e denoncimesh ka bërë përpara drejtësisë në atë detyrë? Blerim, ia nise me ‘zbulimin’ e arit të grabitur e të dërguar me avion në Zvicër, e shpikur qëllimisht në fushatën e zgjedhjeve të ’92-shit, nga një mik i Tritan Shehut, me porosi të Berishës, emri me sa me kujtohet ishte Xhon, njësoj si puna e çekut të bardhë të Gramozit…

Po a nuk e ke kuptuar akoma, o Blerim, qe kjo puna e floririt ishte një lojë e Berishës? Dhe më thua se e ekzagjeroj!

Pastaj, vazhdove dhe mirë fare me zbulimin që bëre me vjedhjen e ndihmave që kishte bërë Fatos Nano të operacionit Pelikan, duke u bërë si lënda e parë për prokurorinë për futjen në burg të liderit të opozitës, jo pa gjynahe në këtë mes, por koha e tregoi se nuk ishte për t’u ndëshkuar, por për t’u ricikluar, pasi shumicën e burgut e kaloi në plazhet e Sarandës.

Pastaj, o Blero, po me urdhër të partisë i përdore për aferën e “Drurit të arrës” të bërë nga i korruptuari i të gjitha kohërave në qeverinë e parë të PD-së, Genc Ruli dhe Rexhep Uka, po edhe aty një vrimë në ujë bëre. Po si nuk të shkoi asnjëherë në mendje, o Blero, të hetoje kontrabandën e naftës dhe thyerjen e embargos së OKB-së për ish-Jugosllavinë, në fakt për Millosheviçin? Apo ngaqë e bënte partia jote dhe e imja, nuk duhej ngacmuar kjo punë. Si nuk të shkoi në mendje asnjëherë të bëje hetim në ministrinë e Mbrojtjes së “legjendarit” Zhulali e të pyesje nga shkojnë këto armë e fishekë, që nga Afrika e deri në Bosnjë? Apo nuk doje ta mërzisje dhëndrrin që po u çonte municione njerëzve të gruas së tij serbe?

Ti e di fare mirë se për cilin dhëndërr e kam fjalën, se një të tillë kemi pasur.

Si nuk të shkojë në mendje, o Blero, të hetoje Ministrinë e Brendshme se si ndaheshin postet atje, ku bëhej lekë në tendera, që fillonin nga 100 mijë dollarë nga Kakavija, Qafë-Thana e Kapshtica, për korrupsionin në dogana dhe kontrabandën galopante.

Edhe Petro Dode që mbante këtë post në diktaturë ishte më korrekt se ti, sepse ti edhe po të doje nuk mund ta bëje, sepse ata që të komandonin ty, nuk donin luftën kundër korrupsionit, sepse ishin vetë korrupsioni, ndërsa ata që komandonin Petron, çonin në plumb të gjithë hajdutët e shtetit, ndërsa këta të tutë e të mitë i ngritën në poste shtetërore. Kaq kisha për sot, zoti Çela.

Next Post

Sadije Berisha na prezanton të dashurin e ri (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com