Ka katër muaj që janë ndarë përfundimisht. Ishte nëntor kur moderatorja shqiptare Floriana Gare është ndarë nga ish- bashkëshorti i saj Tedi Ngjela.
Nuk iu desh shumë Tedit që ta nisë një lidhje të re me Era Xhabafitin një nga biznemenet e reja të Tiranës. E shumë më shpejt se të lidhen, ata vendosën të sjellin në jetë një fëmijë.
Gazeta Express merr vesh se e dashura e re e ish- bashkëshortit të Floriana Gares është shtatzënë.
Sipas të njëjtit burim, lajmin që do të bëhen prindër çifti e ka kuptuar këto ditë gjatë një qëndrimi të tyre në Itali.
Nuk dihet se si e ka pritur këtë lajm Floriana, e cila po shijon këto kohë surprizat me lulet nga adhuruesi i saj misterioz.
Floriana dhe Tedi kanë qenë të lidhur për rreth 5 vjet dhe Floriana vazhdimisht ka shprehur publikisht dashurinë e saj për partnerin. Në një intervistë për gazetën “Panorama” në vitin 2013 ajo është shprehur: “Unë jam më e dashuruar në Tedin, se ç’kam qenë ndonjëherë. Dashuria jonë është pjekur dhe është kthyer në diçka të fortë dhe të qëndrueshme. Pasionin e mbajmë gjallë me befasi për njëri-tjetrin, komunikim dhe mbi të gjitha, një dashuri pa kushte”.
Por si mijëra çifte të tjera, edhe lidhja mes 28-vjeçares dhe djalit të sipërmarrëses Shefikat Ngjela, duket se nuk pati qëndrueshmërinë e dëshiruar. Sipas suplementit të gazetës “Panorama” të 7 Nëntorit, shkak për këtë thyerje, mund të jetë bërë xhelozia e Florianës për mikeshat e Ted-it. Megjithatë, çdo lloj deklarate mbetet në kuadrin e thashethemit.