• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi me të përmbyturit: Nisim projektet e financuara nga BE

by Java News
03/02/2016 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektet për mbrojtjen nga përmbytjet, po vijojnë zbatimin në të gjithë vendin. 17 projekte të tilla, pjesë e programit të posaçëm të financuar nga BE dhe qeveria shqiptare parashikojnë parandalimin e përmbytjeve, përmes ndërhyrjeve në infrastrukturën e lumenjve.

Në një njoftim për mediat bëhet e ditur se Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ishte sot në Novoselë të Vlorës për të parë nga afër ecurinë e punimeve në dy prej projekteve, për këtë zonë, të cilat janë drejt përfundimit.

Zëvendëskryeminisytri Peleshi, i shoqëruar nga përfaqësues lokal të zonës, u takua me drejtues dhe ekspertë, të zbatimit në terren të projekteve, ku u shpreh se qeveria po punon me një qasje të re për të parandaluar pasojat e përmbytjeve.

“Ne jemi në fillimin e ndryshimit të qasjes tonë, në raport me natyrën. Në gjithë këto vite, kemi kaluar vijën e kuqe, i kemi prishur natyrës ekuilibrat e veta. Në këtë zonë pranë Novoselës,  po bëhet një punë e madhe, si pjesë e projektit prej 17 veprash, në të gjithë vendin të mundësuar nga financimet e BE dhe qeverisë shqiptare për të rehabilituar dhe për të parandaluar – me disa ndërhyrje në argjinatura kryesisht, – përmbytjet potenciale. Ne mbrojmë 5 mijë hektarë tokë dhe rreth 12 mije familje. Një investim prej 1 apo 2 milion dollarësh mbron një përmbytje potenciale në këtë tokë, mijëra hektarë tokë e mijëra familje. Në 17 veprat që po punohet me intensitet arrijmë te mbrojmë 160 mije familje” tha Peleshi.

Po ashtu, Peleshi theksoi se “do te përmbyllim me sukses ndërhyrjen në 17 lote. Nesër miratohet me shumë gjasa në parlament moratoriumi i pyjeve. Për një periudhë 10 vjeçare nuk do të shfrytëzohen më pyjet siç janë shfrytëzuar deri tani. Sanksionet do të jenë shumë të ashpra. Inkurajoj pushtetin vendor, të gjitha institucionet që të përgatitin në kohë projekte të sakta teknike dhe ti aplikojnë në fondet tona, siç  është fondi prej 25 milione dollare i përmbytjes dhe kullimit. Do të furnizojmë me  eskavatorë të rinj por edhe me fonde të nevojshme për të mundësuar realizimin e veprave të pastrimit e rehabilitimit të kanaleve ujitëse dhe kulluese.”

Next Post

Ja çfarë makinash braktisin njerëzit në Dubai (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In