Një djalë vetëm tre vjeç ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij pesë muajsh, pasi gjeti pistoletën në banesë, ndërsa nën kujdes duhet t’i kishte babysitter që kishin pajtuar prindërit.
Policia në Tampa, Florida, SHBA, tha se Paula Marie Concepcion Santos, 25 vjeçe u arrestua për neglizhencë, raporton noa.al duke cituar Tampa.gov.
Nga hetimi del se djali 3 vjeç ka gjetur nëpër shtëpi armën dhe duke luajtur me të, aksidentalisht ka qëlluar foshnjën pesë muajsh, në ije.
Bebja u dërgua në spital dhe nuk ka rrezik për jetën.
“Kjo ngjarje duhet të shërbejë si një kujtesë për çdo prind ose kujdestar që menjëherë të shkojë dhe të kontrollojë nëse armët e tyre janë të siguruara siç duhet”, tha shefi i policisë së Tampës, Mary O’Connor.
“Fëmijët nuk duhet të kenë mundësi të kenë akses në armë zjarri dhe për më tepër, armët duhet të ruhen gjithmonë në një kasafortë të mbyllur me municione të ruajtura veçmas. Mos e rrezikoni jetën e një fëmije duke qenë të pakujdesshëm.”
/a.r