Gazetarja Klodiana Lala tha në një intervistë për Euronews Albania për herë të fundit i shumëkërkuari Ervis Martinaj është parë më 5 Gusht, në orën 21:15 në një hotel në Durrës.
Lala bëri me dije se Martinaj atë natë së bashku me një vajzë, me të cilën dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime natën e 5 Gushtit, kanë qëndruar në hotel dhe një ditë më pas janë larguar nga aty nën shoqërinë e Jeton Lamit.
“Në datën 5 gusht në orën 21 e 15 minuta me një mjet “Audi” Ervis Martinaj, Jeton Lami së bashku me një vajzë shumë të njohur, pra figurë publike, janë shfaqur në zonën e një hoteli shumë të njohur në Durrës. Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka pronotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty.”, tregoi gazetarja.
Sipas gazetares, vajza e cila është figurë publike, ka kryer marrëdhënie intime me të shumëkërkuarin.
Ndërkohë Lala ka treguar dhe deklaratën e babait të Martinajt.
“Babai i tij Mustafa Martinaj, thotë se kontaktin e fundit me djalin, nuk e tregon nëse e ka pasur në mënyrë direkte apo me persona të tjera, e ka pasur në datën 9 gusht në orën 17:30 minuta. Ai pretendon se nga ora 17:30 minuta deri në orën 22 të asaj mbrëmje Martinaj mund të jetë marrë peng dhe mund të jetë zhdukur”, tha Lala./ euronews.al
g.kosovari
Po kjo Lala ia mbajti qiriun atyre brenda ne dhome?!