Një shkëndijë elektrike ka shkaktuar zjarr në afërsi të një pallati në ndërtim në rrugën “Teodor Keko” në Astir.
Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50.
Për pasojë janë djegur disa panele të pallatit dhe një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit A. M.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari