• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori kinez takon presidentin shqiptar

by Java News
06/08/2022 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të enjten, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding u takua me presidentin shqiptar Bajram Begaj. Dy palët shkëmbyen mendime për marrëdhëniet kino-shqiptare dhe bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme.

Ambasadori Zhou Ding e uroi z.Bajram Begaj për zgjedhjen si president i Shqipërisë dhe tha se mes Kinës e Shqipërisë ka miqësi të thellë tradicionale. Në vitet ’60 e ’70 të shekullit të kaluar, Kina dhe Shqipëria vendosën marrëdhënie të ngushta dypalëshe. Kina i dha Shqipërisë shumë ndihmë për të nxitur zhvillimin ekonomik e shoqëror, kurse Shqipëria dha kontribut të dukshëm për rivendosjen e statusit të Kinës së Re në OKB. Vitet e fundit, në bazë të nismës “Një brez, një rrugë” dhe të mekanizmit të “Bashkëpunimit midis Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore e Lindore”, dy vendet kanë forcuar pandërprerë besimin e ndërsjellë politik dhe bashkëpunimin konkret. Si rezultat, marrëdhëniet dypalëshe kanë pasur përparime të reja. Vjet në tetor, me rastin e 50-vjetorit të rikthimit të vendit të ligjshëm të Kinës në OKB, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi vizitoi Shqipërinë, duke nxitur më tej marrëdhëniet kino-shqiptare. Kina dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Shqipërinë në OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare në bazë të nismave të zhvillimit e të sigurisë globale, të paraqitura nga presidenti kinez Xi Jinping, për të krijuar së bashku bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Nga ana e tij, z. Bajram Begaj u shpreh se u ndje i nderuar kur mori telegramin e urimit të presidentit kinez Xi Jinping në ditën e parë të zgjedhjes si president i Shqipërisë. Miqësia e sinqertë midis dy vendeve e dy popujve është shumë e çmuar. Tani marrëdhëniet dypalëshe po zhvillohen mirë dhe bashkëpunimi ekonomiko-tregtar dypalësh ka pasur rezultate frutdhënëse. Shqipëria pret që të dy vendet të vijojnë të zhvillojnë bashkëpunimin konkret në kornizën e mekanizmit të “Bashkëpunimit midis Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore e Lindore”, për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Tani Shqipëria është anëtare jo e përhershëm e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fusha të ndryshme për të përballuar së bashku sfidat globale.
Next Post
Çfarë ‘kapi’ droni edukues dhe makina inteligjente në Tiranë/ VIDEO nga kontrollet e policisë gjatë natës

Çfarë ‘kapi’ droni edukues dhe makina inteligjente në Tiranë/ VIDEO nga kontrollet e policisë gjatë natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

October 3, 2026
Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

October 3, 2026
Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

October 3, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

October 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Cinizmi ynë i performancës

October 3, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com