Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Britania e Madhe. Në një postim në Facebook, Paloka thotë se shumë persona ngrenë pikëpyetjen nëse Rama ka aq fuqi për të kontrolluar DASH-in dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas Palokës, Rama nuk ka fuqi mbi këto qeveri. Deputeti demokrat thotë se kreu i qeverisë është vetëm një lolo që këtyre dy vendeve ju duhet në pushtet për ata që kanë interesa të ndryshme në Shqipëri.
Për këtë, Paloka fajëson filantropin George Soros i cili ka fuqinë për të lobuar në këto qeveri.
Postimi i Edi Palokës:
Me te drejte disa miq me pyesin : “Mos po i japim Rames fuqi qe nuk i ka duke krijuar idene qe ai kontrollon DASH dhe qeverine e BM?”
E verteta eshte se askush nuk ka thene se Rama kontrollon e ka fuqi mbi qeverite e ketyre vendeve. Ne fakt Rama eshte thjeshte nje lolo e pikerisht per kete ju duhet ne pushtet atyre qe kane interesat e tyre ne Shqiperi dhe rajon.
E kam thene dhe here tjeter; Rama, Veliaj dhe gjithe raca e tyre, jane perzgjedhur, jane financuar dhe promovuar per te qene ne pushtet , pikerisht pse jane keta qe jane, qenie qe personifikojne me te keqen e me te neveritshmen e njeriut. Ata jane ne pushtet dhe mbahen ne pushtet pikerisht se jane te shantazhueshem dhe lehtesisht te perdorshem nga monstra si Soros . Eshte ky i fundit qe fuqine e miliardave qe zoteron e perdor per spekullime e per te korruptuar politikane te te gjitha niveleve qe pastaj nga ana tjeter i sherbejne per te shtuar milionat e miliardat e tij. Kjo eshte nje e vertete e njohur dhe e denoncuar jo prej nesh, po nderkombetarisht.
Po fakti qe Soros e ka kete fuqi , te loboje e ndikoje dhe ne qeveri te vendeve te fuqishme, nuk duhet te na beje pesimiste e thjeshte te ngreme duart. Ne duhet te bejme nje zgjedhje dhe zgjedhjet jane dy;
– ose dorezohemi dhe lejojme qe Shqiperia te shitet, te coptohet, te vidhet, te varferohet e te shpopullohet
– ose perballemi dhe luftojme per te mos lejuar qe disa qenie te peshtira si Rama e Veliaj, te shkatrrojne vendin dhe jetet tona, per interesa te nje monstre nderkombetare si Soros dhe xhepit te tyre.
E mos degjoni ata qe thone se beteja qenka me SHBA dhe MB, jo. Betejen e kemi me letyrat tona qe jane vene ne sherbim dhe po shkatrrojne vendin e tyre vetem qe Soros te shtoje ca miliona dhe influence me teper.
Mjafton qe ne te shporrim dy qelbesira si Rama e Veliaj dhe asgje nuk do te mbetet nga ajo qe sot duket si fuqi e pamundur per tu mposhtur. E kane bere te tjeret, duhet ta bejme dhe ne , ndryshe na pret nje fund si Guinea apo Sri Lanka.
Zgjedhjen e kemi vete ne dore. Une timen e kam bere!