Nga kontejnerët, direkt e në raftet e supermarketit. Kështu mund të përshkruhet një mega-operacion antidrogë i zhvilluar nga policia e Republikës Çeke, ku 840 kilogramë kokainë, me vlerë tregu që përllogaritet në mbi 70 milionë euro, përfundoi në rrjetet e supermarketeve vendase.
Ka qenë stafi i supermarketeve ka zbuluar kokainën e fshehur brenda kutive me banane. Punonjësit mbetën të habitur kur gjetën paleta të mëdha me pluhurin e bardhë të fshehur brenda kutive që besohet se ishin dërguar nga Amerika qendrore.
“Punëtorët e supermarketeve gjetën kubikë kokaine të vendosur në kuti me banane këtë pasdite”, tha policia në Twitter, ku postoi edhe foto të disa prej blloqeve të kokainës së sekuestruar.
Oficerët tani po kontrollojnë dyqane të tjera në vend ku u dorëzuan kutitë e bananeve nga e njëjta ngarkesë. Policia tha se ata po bashkëpunonin për rastin me homologët e tyre nga vende të tjera të paspecifikuara.
Jakub Frydrych, kreu i njësisë së policisë kundër narkotikëve, i tha radios publike çeke se kokaina ka të ngjarë të ketë origjinën në Amerikën Qendrore. Vlera e transportimit të drogës deri në Çeki vlerësohet të jetë më shumë se 2 miliardë korona çeke.
Në një rast të ngjashëm në vitin 2015, mbi 100 kilogramë kokainë u zbuluan në një supermarket të Pragës. Ndërkohë, në vitin 1999, policia sekuestroi 117 kilogramë kokainë në një magazinë në veri të Pragës, të mbushur me fruta të thata./m.j