• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Kokaina zbarkon në ‘zemrën’ e Evropës, si përfunduan 840 kg me vlerë 70 mln euro në supermarket mes arkave me banane

by Java News
18/06/2022 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga kontejnerët, direkt e në raftet e supermarketit. Kështu mund të përshkruhet një mega-operacion antidrogë i zhvilluar nga policia e Republikës Çeke, ku 840 kilogramë kokainë, me vlerë tregu që përllogaritet në mbi 70 milionë euro, përfundoi në rrjetet e supermarketeve vendase.

Ka qenë stafi i supermarketeve ka zbuluar kokainën e fshehur brenda kutive me banane. Punonjësit mbetën të habitur kur gjetën paleta të mëdha me pluhurin e bardhë të fshehur brenda kutive që besohet se ishin dërguar nga Amerika qendrore.

“Punëtorët e supermarketeve gjetën kubikë kokaine të vendosur në kuti me banane këtë pasdite”, tha policia në Twitter, ku postoi edhe foto të disa prej blloqeve të kokainës së sekuestruar.foto galeri foto galeri foto galeri

Kutitë ishin dërguar në dyqane në qytetet Jicin dhe Rychnov nad Kneznou, në rajonin verior të Republikës Çeke, dhe supozohet se zbarkimi i kontejnerëve aty ka qenë një gabim i trafikantëve.

Oficerët tani po kontrollojnë dyqane të tjera në vend ku u dorëzuan kutitë e bananeve nga e njëjta ngarkesë. Policia tha se ata po bashkëpunonin për rastin me homologët e tyre nga vende të tjera të paspecifikuara.

Jakub Frydrych, kreu i njësisë së policisë kundër narkotikëve, i tha radios publike çeke se kokaina ka të ngjarë të ketë origjinën në Amerikën Qendrore. Vlera e transportimit të drogës deri në Çeki vlerësohet të jetë më shumë se 2 miliardë korona çeke.

Në një rast të ngjashëm në vitin 2015, mbi 100 kilogramë kokainë u zbuluan në një supermarket të Pragës. Ndërkohë, në vitin 1999, policia sekuestroi 117 kilogramë kokainë në një magazinë në veri të Pragës, të mbushur me fruta të thata./m.j

Next Post
Çështja e ‘detit’ do zgjidhet me presidentin Begaj? Dendias: Marrëveshjen Shqiptaro-Greke ta çojmë sa më shpejt në Hagë

Çështja e 'detit' do zgjidhet me presidentin Begaj? Dendias: Marrëveshjen Shqiptaro-Greke ta çojmë sa më shpejt në Hagë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Britania akordon 5 milionë paund për Ballkanin, fonde edhe Shqipërisë kundër emigracionit të paligjshëm!

October 22, 2026
“Gurët janë armë e ftohtë në duart e protestuesve”- Ministri Gonxhja: Nuk e ktheni dot bulevardin në tortë pavarësie! Pamjet janë të qarta

“Gurët janë armë e ftohtë në duart e protestuesve”- Ministri Gonxhja: Nuk e ktheni dot bulevardin në tortë pavarësie! Pamjet janë të qarta

October 22, 2026
Edhe “Cufe budallai” firmosi për luftë!

Edhe “Cufe budallai” firmosi për luftë!

October 22, 2026
SHBA akuzon Rusinë për afrim në mënyrë të rrezikshme të satelitit ushtarak

SHBA akuzon Rusinë për afrim në mënyrë të rrezikshme të satelitit ushtarak

October 22, 2026
Zbulohen detaje nga Ligji për të Drejtat e Autorit votoi Kuvendi, platformat e huaja që operojnë në Shqipëri duhet të kenë përfaqësues ligjor

Zbulohen detaje nga Ligji për të Drejtat e Autorit votoi Kuvendi, platformat e huaja që operojnë në Shqipëri duhet të kenë përfaqësues ligjor

October 22, 2026
Sindikatat portugeze dhe spanjolle në bisedime për organizimin e një ‘greve të përgjithshme iberike’

Sindikatat portugeze dhe spanjolle në bisedime për organizimin e një ‘greve të përgjithshme iberike’

October 22, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

“Airbnb” ndryshon rregullat, pronarët e apartamenteve nuk mund t’iu kërkojnë më vizitorëve të…

October 22, 2026
“Do të kundërpërgjigjemi si një tërmet”, si do t’i reagojë Irani për sulmin ekonomik të Trumpit?

Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa një garanci!

October 22, 2026
Panik për kapitenin e Manchester United, grabitësit i futen në vilën luksoze ndërsa po luante në Champions kundër Komos!

Panik për kapitenin e Manchester United, grabitësit i futen në vilën luksoze ndërsa po luante në Champions kundër Komos!

October 22, 2026
Disa hedhin gurë, kapsolla e sende të forta, të tjerët kërcejnë dhe këndojnë! Bulevardi me ‘dy fytyra’ i rinisë, ja situata e protestës para Kryeministrisë

Disa hedhin gurë, kapsolla e sende të forta, të tjerët kërcejnë dhe këndojnë! Bulevardi me ‘dy fytyra’ i rinisë, ja situata e protestës para Kryeministrisë

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In