Kryesisë së Partisë Socialiste iu deshën dy orë për të dalë me një emër për President, i cili mëngjesin e sotëm do t’i paraqitet Grupit Parlamentar.
Burime zyrtare nga Kryesia e PS bënë të ditur për BalkanWeb se në nisje të mbledhjes ishin 5 emra në tryezë: Shefi i Shtabit, Bajram Begaj, hartuesi i reformën në drejtësi, Ardian Dvorani, ish-kryeprokurorja Ina Rama, historiani i njohur Pëllumb Xhufi dhe ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
Mësohet se pas diskutimeve të para kanë rënë kandidaturat e Xhufit dhe Bregut. Burimet nuk bëjnë të ditur se me çfarë argumenti janë rënë këto kandidatura, por thonë se më pas në mbledhje ka pasur diskutimi për tre emrat e tjerë. Pjesëmarrës në mbledhje thonë se deri gjysmë ore para se Rama t’i drejtohej mediave, kandidati favorit ka qenë Ardian Dvorani.
Burimet thonë për BW se Ardian Dvorani ka qenë shumë afër përzgjedhjes, por tezat kundër tij ishte fakti se ai kishte kaluar gjithë kualifikimet për sistemin e drejtësisë dhe për këtë arsyeje i duhej sistemit.
Pak përpara tij kishte rëne edhe emri i Ina Ramës, duke lenë kështu të vetëm Bajram Begajn, i cili do t’i nënshtrohet nesër votës në Kuvend për t’u bërë presidenti i tretë me karrierë ushtarake i vendit që nga viti 1991.
/e.d