• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lorenc Vangjeli: Begaj, Presidenti që duam, Presidenti që na duhet

by
03/06/2022 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenca Vangjeli ka komentuar në emisionin ‘Studio Live’ kandidaturën e presidentit të ri të vendit. Analisti Vangjeli, thotë se ka bindjen e thellë se Gjeneralmajor Bajram Begaj është presidenti që duam dhe që na duhej.

‘Ndërkohë që kryeministri Rama po lexonte emrin, e mora në telefon dhe e urova, rastësia ndonjëherë sillet si domosdoshmëri ai u ndodh përpara zyrave të Report Tv, bëmë foton e parë me kandidatin presidencial.  Ndihem mirë se kam bindjen të thellë se Gjeneralmajor Bajram Begaj është presidenti që duam dhe që na duhej. Ky është nga të pakta vendime të Rames që është absolutisht i paqortueshëm përkundrazi i lavdërueshëm dhe që vlen të duartrokitet, besoj se është një lajm i mirë për të gjithë ne.’- tha Vangjeli.

I pyetur nëse emri ka dalë vërtetë nga PS apo ka ardhur nga përtej Oqeani. Gazetari tha se ky është një emër që do të gëzonte dhe konsensusin nga përtej oqeanit.

‘Është një emër nga ata të cilët ndodheshin në zarfet famshme tashmë të Grupit Parlamentar të PS, nuk mund të them që ka ardhur me porosi, është një fjalë shumë e madhe kjo, por mund të them me bindje se është një emër që do të gëzonte dhe konsensusin nga përtej oqeanit. Pak kohë më parë zoti Begaj ishte në një vizitë zyrtare në Uashington, në Pentagon ku u prit nga nivelet më të larta atje.’- u shpreh Vangjeli.

Vangjeli tha se sfida kryesore e kohës ku jetojmë është ajo e sigurisë, dhe backgraunid ushtarak i presidentit është një kartë e shtuar për të qenë një aktor serioz në konselacionin e pushteteve në Shqipëri.

‘Sfida kryesore e kohë s ku jetojmë është ajo e sigurisë, ku backgraundi ushtarak i Presidentit është një kartë e shtuar e mundësive të tij për të qenë një aktor serioz në konselacionin e pushteteve në Shqipëri.’- tha Vangjeli.

I pyetur se çfarë do të bëjë ndryshe nga Meta, Vangjeli tha se ai duhet të jetë një pasqyrë e cila të na rrëfeje herë pas herë të mirën, por dhe hipokritët e shumtë që popullojnë xhunglën tonë politike.

‘Të jetë një pasqyrë e cila të na rrëfeje herë pas herë të mirën por dhe hipokritët e shumtë që popullojnë xhunglën tonë politike.’- u shpreh Vangjeli.

Për qëndrimin që do mbajë opozita, a kanë arsye për ti thënë jo një kandidature të tillë?

‘Do të ishte një gabim politik i radhës nëse nuk do ta bënin diçka të tillë, grupimi i zotit Alibeaj nuk shkon në parlament me idenë sepse nuk ka garancinë që pjesëtarë të atij grupi nuk do votonin një kandidaturë që nuk asnjë të sharë. Tek zoti Berisha nuk di çfarë të them ose më saktë nuk do doja të thoja atë që di të them sepse ai do të votonte kundër nesër edhe nëse kandidat për president do të ishin qoftë Jezu Krishti, qoftë Muhamedi me shumë gjasë zoti Begaj do ta kapërcejë shifrën e 84 votave dhe pse nevojiten vetëm 71.’- u shpreh Vangjeli.

Për Vangjelin, PS i ka dhënë Shqipërisë presidentin që duam, presidentin që na duhet dhe presidentin që do të donim të kishim.

‘Zoti Rama surprizoi me këtë kandidaturë, të njëjtën gjë e ka bërë edhe për ministrat, të njëjtën gjë bëri dhe për presidentin, ka suprimuar vazhdimisht për mbarë, jo gjithmonë, kësaj here jam i bindur që ka bërë zgjedhjen e duhur bashkë me kolegët e tij të Partisë Socialiste. I ka dhënë Shqipërisë presidentin që duam, presidentin që na duhet dhe presidentin që do të donim të kishim.’- u shpreh ai.

/e.d

Next Post
“Të shqetësuar për sigurinë bërthamore”/ Zbardhet biseda e Macron me Putin: Fund luftës dhe…

Lufta/ Macron-Putinit: Ke bërë një gabim historik duke pushtuar Ukrainën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kremlini: Abu Dhabi mund të presë raundin e ri të bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë

Kremlini: Abu Dhabi mund të presë raundin e ri të bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë

October 22, 2026
Rusia akuzon SHBA-në për pengesa në pjesëmarrjen e saj në bisedimet e G20-ës

Rusia akuzon SHBA-në për pengesa në pjesëmarrjen e saj në bisedimet e G20-ës

October 22, 2026
Frikë nga përshkallëzimi i ri, BE koordinohet me Arabinë Saudite në Detin e Kuq për mbrojtjen e anijeve tregtare

Frikë nga përshkallëzimi i ri, BE koordinohet me Arabinë Saudite në Detin e Kuq për mbrojtjen e anijeve tregtare

October 22, 2026
Arrestohet në Gjermani ukrainasi, akuzohet se spiunonte për inteligjencën ruse

Arrestohet në Gjermani ukrainasi, akuzohet se spiunonte për inteligjencën ruse

October 22, 2026
Paradoksi që po ‘trondit’ Brazilin: Pse të varfrit po braktisin Lulën dhe po mbështesin Bolsonaro-n?

Paradoksi që po ‘trondit’ Brazilin: Pse të varfrit po braktisin Lulën dhe po mbështesin Bolsonaro-n?

October 22, 2026
Çmimi i naftës Brent shkon në 112 dollarë, gazi natyror mbetet pranë nivelit më të lartë në katër vjet

Çmimi i naftës Brent shkon në 112 dollarë, gazi natyror mbetet pranë nivelit më të lartë në katër vjet

October 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 23 Tetor 2026

October 22, 2026
Netanyahu mund të largohet, por çfarë do të ndryshojë për palestinezët? (Analiza që ngre pikëpyetje)

Netanyahu mund të largohet, por çfarë do të ndryshojë për palestinezët? (Analiza që ngre pikëpyetje)

October 22, 2026
Stuhia “Adam” godet jugun e Francës, humbin jetën 4 persona

Stuhia “Adam” godet jugun e Francës, humbin jetën 4 persona

October 22, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In