Këtë të shtunë 27 qershor, po mbahet dita e 28-të e protestës në Tiranë.
Qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, e më pas marshuan drejt kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë.
Por, pamjet ajrore të siguruara me dron nga protesta e zhvilluar sot tregojnë një pjesëmarrje më të ulët krahasuar me tubimet e mëparshme.
Në pamje vihet re se numri i protestuesve është reduktuar ndjeshëm.
Materialet filmike i përkasin orës rreth 20:35 të së shtunës.











