Nëse fitimi nga shitja e një prone do të jetë më shumë se 2.4 milionë lekë të rinj, tatimi që do të mbajë shteti do të rritet në 23% dhe jo 15% sa është sot.
Në projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat, paratë që pronari i shtëpisë do të realizojë nga shitja e pronës do të tatohen në mënyrë progresive.
Kur fitimet nga shitjet e pronës do të jenë mbi 24 milionë lekë të rinj, taksa bëhet 28%.
Aktualisht shteti takson me 15% diferencën mes vlerës së shitjes me atë të blerjes së shtëpisë.
Nëse një shtëpi e blerë vite më parë ka kushtuar 5 milionë lekë të rinj dhe sot shitet 15 milionë lekë, pronari i shtëpisë paguan 1.5 milionë lekë taksë. Me mënyrën e re do të paguajë 2.3 milionë lekë.
Drafti është në fazë konsultimi dhe pritet të prezantohet në qershor nga Ministria e Financave e pasi të mbarojë këtë fazë, do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.