Sot u arrit një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit të ri, ku opozita do të ketë të drejtën e propozimit deri në tre raundet e para. Kjo dakordësi u arrit gjatë diskutimeve mes mazhorancës dhe opozitës së Enkelejd Alibeaj.
Ndërkohë, gazetari i Panorama, Mariglen Kume raporton se ditën e nesërme në orën 12:00, Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar, për të diskutuar për procesin e përzgjedhjes së Kreut të Shtetit, ecurinë e deritanishme por dhe sesi do të vijojhet me procesin.
Në diskutimet e sotme në Kryesinë e Kuvendit mes kreut të grupit të partisë Socialiste Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeajt është rënë dakord që deri në raundin e tretë propozimet për emrin e ri të presidentit t’i sjellë opozita.
Sipas Alibeajt, këtë të drejtë ua jep Kushtetuta dhe jo mazhoranca ndërsa Balla theksoi se opozita të konsultojë emrat dhe t’i sjellë për diskutim.
g.kosovari