• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Live/Inter- Juventus 2-2 për Kupën e Italisë: Gjithçka nis nga fillimi!

by Java News
11/05/2022 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juventusi dhe Interi po përballen me njëri-tjetrin në finalen e Kupës së Italisë, me të dyja skuadrat që kërkojnë të sigurojnë të paktën një trofe në këtë sezon. Ndeshja u barazuar 2-2

“Zonja” që është dhe kampione në fuqi kërkon të ruaj trofeun përballë rivalit të saj të përjetshëm dhe gjithashtu do të kërkojë të marri hak pas asaj humbjeje në finalen e Super Kupës.

Nga ana tjetër, zikaltrit kërkojnë të rikthehen te ky trofe pas plot 11 vitesh dhe ta mbylli këtë sezon me të paktën një trofe, nëse nuk ia del të shpallet kampion në Serinë A.

LIVE JUVENTUS-INTER 2-2

50′ Aleks Sandro, 52′ Vlahoviç / 7′ Barela

NGJARJET KRYESORE

80’ GOOOL INTERI! Shënon Çalhanollu me penallti.

78’ Penallti për Interin. Pas një kontakti në zonë mes Lautaro Martinez dhe Bonuçit, sulmuesi rrëzohet në tokë. Gjyqtari nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhe.

71’ Dimarko gjuan në hyrje të zonës, De Ligt devijon sferën e cila shkon jashtë, jo shumë larg shtyllës në të majtë të Perin.

57’ Pas një goditje këndi, Morata nga e majta gjuan drejt portës, Handanoviç përgjigjet i vëmendshëm.

54’ Darmian lëshon një predhë nga brenda zonës, gjuajtja e tij grushtohet nga Perin.

52’ GOOOL JUVENTUSI! Pas një goditje nga këndi për Interin, juventinët nisin një kundërsulm të shpejtë me Dibala i cili pason për Vlahoviç. Ky i fundit futet në zonë, sheh gjuajtjen e parë të godasë në fytyrë Handanoviç e të dytën më pas e çon në rrjetë.

50’ GOOOOL JUVENTUSI! Aksion i gjatë i skuadrës bardhezi që provon në çdo mënyrë të çajë. Sfera shkon te Aleks Sandro i cili gjuan nga jashtë zonës dhe një devijim i lehtë i Vlahoviç barazon shifrat.

49’ Vlahoviç kërkon penallti pas një shtyrje në zonë, gjyqtaria bën shenjë që loja të vazhdojë.

41’ Zëvendësim i detyruar te Juventusi, me Danilon e dëmtuar i cili i bën vend Moratës në fushë.

31’ Pas një goditje këndim, sfera shkon te Dibala i cili lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën, por nuk gjen katërkëndorin.

30’ Tjetër ndërhyrje e Handanoviç, këtë herë pas një goditje këndi ku ai devijon mbi traversë gjuajtjen me kokë të De Ligt.

24’ Handanoviç bën mrekullinë ndaj Vlahoviç. Sulmuesi shfaqet në të majtë dhe godet drejt shtyllës së dytë. Gardiani zgjatet dhe devijon sferën jashtë.

23’ Dibala jep shkëndijën e parë për Juventusin me një gjuajtje të fortë, pro është qendrore dhe Handanoviç kontrollon sferën.

7’ GOOOL INTER! Predhë e Barela nga jashtë zonës, duke mos i lënë kohë të reagojë portierit Perin.

FORMACIONET ZYRTARE:

JUVENTUS: Perin, Danilo, De Ligt, Kielini, Aleks Sandro, Zakaria, Rabio, Kuadrado, Dibala, Bernardeski, Vlahoviç.

Trajner: Masimiliano Alegri

INTER: Handanoviç, Shkrinjar, De Vraj, Dambrozio, Darmian, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perisiç, Lautaro Martinez, Xheko.

Trajner: Simone Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post
“Të doli më i fortë seç e kishe menduar”/ Spiropali-Berishës: I bini derës tonë, që t’ju dëgjojë brava juaj

Spiropali kërkon që SPAK të veprojë: Nisni hetimet për ata që kanë shpërdoruar detyrën apo kanë kryer krime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com