Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë.
Një 28-vjeçar, i identifikuar si Ilvi Stameta ka vrarë veten brenda komisariatit të policisë.
Duke iu referuar burimeve, mesohet se 28-vjeçari ka vrarë veten në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 19:08. Mësohet se i riu ishte ndaluar sot në orën 14:00 nga forcat e policisë së Kavajës pasi dyshohej për një vjedhje.
Viktima ishte emër i njohur për policinë dhe i shoqëruar disa herë nga blutë./m.j